LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht Rusinë dhe Kinën, pa armë bërthamore?

13 Korrik 2020, 06:36, Blog CNA
A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht

Nga Robert Farley ?National Interest?

* Shtetet e Bashkuara, e kanë hedhur tashmë poshtë doktrinën e saj shpesh të keqkuptuar shpesh të ?dy luftërave?, e destinuar dikur të ishte si një model për të siguruar mjetet për luftimin në dy luftëra rajonale njëkohësisht.

E projektuar për ta penguar Korenë e Veriut nga nisja e një lufte, teksa Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në luftime kundër Iranit ose Irakut, ideja e ndihmoi atë në dhënien formë të strategjive të pas Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara nuk kishin më nevojë të përballeshin me kërcënimin sovjetik.

Por, sikur SHBA-së t?i duhej sot të luftonte njëkohësisht 2 luftëra, dhe jo kundër shteteve si Koreja e Veriut dhe Irani ? Po sikur Kina dhe Rusia të koordinohen sa duhet me njëra-tjetrën, për t?u përfshirë në një armiqësi të njëkohshme në Paqësor dhe në Evropë?

A mund të koordinojnë Pekini dhe Moska disa kriza, që do të shkaktonin 2 reagime të veçanta ushtarake amerikane? Ndoshta po, por mbase jo. Secili vend ka synimet e veta, dhe punon vazhdimisht për to. Ka shumë të ngjarë që njëri prej të dyve do të shfrytëzonte në mënyrë oportuniste një krizë ekzistuese, për të çuar më tej pretendimet e veta rajonale.

Për shembull, Moska mund të vendosë të pushtojë shtetet balltike nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në një përleshje të madhe në Detin e Kinës Jugore. Në çdo rast, lufta do të niste me nismën e Moskës apo të Pekinit.

Shtetet e Bashkuara, kanë përfitimet e veta nga status në të dyja rajonet dhe përgjithësisht (të paktën kur bëhet fjalë për fuqitë e mëdha), preferon të përdorë mjete diplomatike dhe ekonomike për të ndjekur qëllimet e veta politike.

Në rastin e këtij skenari, ashtu si gjatë Luftën e Dytë Botërore, ushtria amerikane do të mbante barrën e mbrojtjes së Evropës, ndërsa marina e saj do të përqendrohej në Paqësor. Forca Ajrore e SHBA-së (USAF) do të luante një rol mbështetës në të dy teatrot e luftës.

Rusisë i mungon aftësia për t?u përballur me NATO-n në Atlantikun e Veriut, dhe me siguri që nuk ka asnjë interes politik ta provojë diçka të tillë.

Kjo do të thotë që ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, mund të ndajnë disa burime për të kërcënuar hapësirën detare të Rusisë, marina amerikane mund të përqendrojë forcat e saj në Paqësor. Në varësi të kohëzgjatjes së konfliktit, Shtetet e Bashkuara mund të transportojnë asete të shumta të ushtrisë amerikane në Evropë, për të ndihmuar në çdo lloj luftë serioze atje.

Pjesa më e madhe e aeroplanmbajtëseve, nëndetëseve dhe luftanijeve amerikane do të përqendroheshin në Paqësorin dhe Oqeanin Indian kundër trupave kineze. Avianët me rreze të gjatë veprimi, do të operonin në të dyja fushë-betejat sipas nevojës.

Ushtria amerikane, do të ishte nën një presion të madh për të garantuar sa më shpejt që të jetë e fundit fitoren vendimtare në të paktën njërin nga frontet. Kjo mund ta nxisë SHBA-në të anojnë shumë në një drejtim me mjetet ajrore, hapësinore dhe ato kibernetike, me shpresën e arritjes së një fitoreje strategjike dhe politike, që do t?i jepte mundësi pjesës tjetër të ushtrisë të zhvendosej në frontin tjetër.

Duke pasur parasysh forcën e aleatëve amerikanë në Evropë, Shtetet e Bashkuara mund të përqendroheshin fillimisht në konfliktin në Paqësor. Struktura e aleancës amerikane në Paqësor ndryshon shumë nga ajo e Evropës.

Pavarësisht shqetësimit për angazhimin e aleatëve të veçantë amerikanë në Evropë, Uashingtoni s?ka asnjë arsye që të nisë luftën kundër Rusisë, përveç ruajtjes së integritetit të aleancës së NATO-s. Nëse Shtetet e Bashkuara hyjnë në një luftë të tillë, atë do ta pasojnë Gjermania, Franca, Polonia dhe Britania e Madhe.

Në shumicën e skenarëve konvencionale, edhe aleatët evropianë do t?i jepnin NATO-s një avantazh të jashtëzakonshëm afatmesëm mbi rusët. Rusia mund të marrë pushtojë vërtetë pjesë të Balltikut, por do të vuajë shumë nën fuqinë ajrore të NATO-s, dhe ka të ngjarë të mos mbajë dot për një kohë të gjatë një territor të pushtuar.

Në këtë kontekst, marina dhe forcat ajrore amerikane, do të luanin role mbështetëse dhe koordinuese, duke i dhënë aleatëve të NATO-s avantazhin e nevojshëm për të mposhtur rusët. Shtetet e Bashkuara mund të përballen me sfida më të vështira në Paqësor.

Japonia ose India mund të kenë vërtetë njëfarë interesi në Detin e Kinës Jugore, por kjo vështirë se garanton pjesëmarrjen e tyre në një luftë kundër Kinës. Struktura e aleancës së çdo konflikti të caktuar, do të varet nga aleatët.

Pra nga fakti nëse Filipinet, Vietnami, Koreja e Jugut, Japonia ose Tajvani, mund të bëhen shënjestra kryesore e Kinës. SHBA-ja mund të luftojë dhe të fitojë dy luftëra të mëdha në të njëjtën kohë, ose të paktën t?i afrohet fitores në një formë që as Rusia dhe Kina nuk e shpresojnë ndonjëherë.

Dhe SHBA-ja mund ta arrijë këtë, pasi vazhdon të ketë ushtrinë më të frikshme në botë, dhe sepse qëndron në krye të një aleance ushtarake jashtëzakonisht të fuqishme. Për më tepër, Rusia dhe Kina shfaqin lehtë probleme shumë të ndryshme ushtarake, duke i lejuar Shtetet e Bashkuara të ndajnë disa prej aseteve të tyre ushtarake në njërin apo tjetrin front.

Gjithsesi, e theksoj që kjo situatë nuk do të zgjaste përgjithmonë . Shtetet e Bashkuara nuk mund ta ruajnë pafundësisht këtë nivel dominimi, dhe për një periudhë afatgjatë do të duhet të zgjedhin me kujdes angazhimet e veta. Njëherazi, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një rend ndërkombëtar nga i cili po përfitojnë shumë nga vendet më të fuqishme dhe të zhvilluara në botë. Dhe për një farë kohe, ajo mund të mbështetet tek ata./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga