Connect with Us

Vlen 500 mijë euro, Ernest Muçi surprizon me deklaratën e tij

Sport

Vlen 500 mijë euro, Ernest Muçi surprizon me deklaratën e tij

Publikuar

-

Ernest Muçi, djaloshi 19-vjeçar është një aste për Tiranën, por edhe për Superioren, që më vonë mund të shërbejë edhe për Kombëtaren kuqezi, pasi e ardhmja është e garantuar nëse vijohet me këto ritme.

Në një prononcim për “Zona Gol” të “Supersport”, sulmuesi 19-vjeçar bardheblu, i cili barazoi në minutat ndaj Partizanit dje në derbi, u shpreh se asisti në golin e fitores në derbin e 13 dhjetorit 1-2 e gëzon më tepër. “Edhe kur jam titullar, dua të luaj më shumë.

E vendos trajneri, e di ai sa duhet të luajë. Mundohem të bëjë më të mirën kur jam në fushë. Isha shumë i lumtur. Po shikoja minutat, ishte minuta e 92-ë, po mendoja të merrnim topin dhe të realizonim golin tjetër”.

Golat në derbi

“Më ka pëlqyer goli i 5-1 në goditje dënimi. Por më shumë më ka gëzuar asisti për Kobinanë, sepse ishte ai dha fitoren në fund në derbi. Kam që 16 vjeç në këtë ekip, jam mësuar me këta djem. Jam mësuar me përkëdheljet.”

Vlera 500 mijë euro

“Shifrat nuk më tremb, më gëzon që është shifër e lartë. Jam gati për një kampionat më të fortë. Meqënëse kam moshë të vogël, besoj do të më ndihmojë shumë të jem në një kampionat më të fortë. Është eksperiencë më e mirë. Idenë e ekipeve e kam, por do edhe dy javë të hapet merkatoja”, – u shpreh sulmuesi me perspektivë i Tiranës, 19-vjeçari Ernest Muçi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi bëhet i frikshëm, zyrtarizon edhe “ushtar” Telushin

Publikuar

-

Nga

Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, ka firmosur kontratë 2-vjeçare  me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Lajm i është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.



 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me AEK-un

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.



Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Berisha shkëlqen në Australi, shqiptari shënon dopietë

Publikuar

-

Nga

Besart Berisha vazhdon zakonin në Australi, teksa në ndeshjen e ditës së sotme ia ka dalë të realizojë një dygolësh ndaj Perth Glori. Sulmuesi që aktivizohet me Uestern Junajtid falë realizimeve të tija, i dhuroi tre pikët skuadrës.

Goli i parë erdhi në minutën e 27, teksa pas një harkimi në zonë Berisha tregoi të gjithë nuhatjen prej sulmuesi duke dërguar sferën në rrjetë. Sakaq, në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52, 35-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë.



Falë këtij trepikëshi, skuadra e Uestern Junajtid renditet në vendin e gjashtë të kampionatit duke qenë aktualisht pjesë e play-off, me shpresën se falë aftësive të futbollistit shqiptar të arrijë të tjera rezultate pozitive.

LEXO TE PLOTE