Connect with Us

VIDEO/ Domgjoni gjen golin në Turqi, Selmani e pëson nga pika e bardhë

Sport

VIDEO/ Domgjoni gjen golin në Turqi, Selmani e pëson nga pika e bardhë

Publikuar

-

Takimi mes Bursaspor dhe Menemespor në Turqi, është aktualisht i barabartë 1-1. Dy futbollistët shqiptarë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni, e nisën titullarë këtë takim për Menemespor.

Ishte pikërisht Domgjoni ai që shënoi i pari në këtë takim, në minutën 15-të të sfidës. Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e parë me fanellën e Menemespor në kampionat, pas 13 ndeshjesh të luajtura.

Avantazhi i ekipit të dy shqiptarëve, nuk do të zgjaste shumë, pasi Bursaspor barazoi në të 24-ën. Me anë të një penalltie, Seleznov arriti të mposhtë portierin Selmani, i cili nuk arriti ta kuptojë gjuajtjen dhe ta ndalojë topin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kombëtare

Zbulohet emri surprizë në listën e Edi Rejes për eleminatoret e Botërorit

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë janë duke afruar, teksa në fundin e muajit mars do të zhvillojmë tre takime për kualifikueset e Botërorit. Përgjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur garanci sa i përket portës dhe mbrojtjes. Sulmi është një temë që do të ishte harxhim i kohës për t’u përmendur pasi gjatë këtyre javëve në kampionatet respektive janë në formë fantastike të gjithë lojtarët shqiptarë.

Rei Manaj që ka shpërthyer si kurrë më parë me golat te Barcelona B, për të vazhduar me Sokol Cikalleshin që ka marrë të gjitha komplimentet e trajnerit të Koniasporit, e për ta përfunduar me Armando Brojën, që sipas trajnerit të Viteshes, është më i miri në “Eredivisie”. Sigurisht që lista e sulmuesëve vazhdon me zgjedhje të tjera që kanë mundësinë për të mbajtur mbi shpatulla fanellën e Kombëtares, ku mes tyre si risi për herë të parë në fushën e lojës mund të jetë edhe Florian Kamberi.

Një tjetër lojtar ky që po komentohet pozitivisht në Skoci, megjithëse për përfshirjen në listë nuk do të ishte risi. Problemet burokratike dhe më pas situata me COVID bëri që ish-futbollisti i Zvicrës të mos debutonte me fanellën e Shqipërisë.

Por ajo që Kombëtarja jonë ka vuajtur më së shumti është mesfusha, “truri organizator”. Pavarësisht emrave të shtuar dhe talenteve të shumtë që kemi në organikë, në zhvillimin e lojës kërkohet ende me patjetër aktivizimi i Ledian Memushajt, garda e vjetër, që nga futbollisti që shihet me etapën e mbyllur, vjen për të bërë diferencën.

Këtë herë si risi te Shqipëria pritet të jetë Nedim Bajrami. Reja po bën gjithçka që të bind lojtarin e Empolit për të lënë Zvicrën duke e joshur me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Mesfushori i ri po shkëlqen me Empolin dhe shquhet për nuhatjen që ka me portën, teksa në këtë sezon arriti që t’i shënonte Napolit dy gola me gjuajtje “vrastare” nga distanca.

Duke futur këtu “pitbullin” Amir Abrashi dhe të ngjashmin e tij Keidi Bare, forcën dhe klasin e Klaus Gjasulës, muskujt dhe energjinë e Enis Cokajt, fantazinë që ka Sherif Kallaku, krosimet e saktë të Endri Çekiçit dhe frymën e re që mund të japi Lindon Selahi ose edhe Eduart Rroca që ka bërë sezon të mirë me Instabulsporin, mund të thuhet pa frikë se Reja ka një larmishmëri zgjedhjesh si kurrë më parë te Kombëtarja./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Sport

“Jemi ende në garë për mbijetesën”/ Një afrikan mban me shpresë korçarët

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah ka folur në lidhje me rivalët për mbijetesë dhe largësinë në renditje që kanë krijuar nga Skënderbeu.

Mensah, nga njëra anë, e quajti delikate situatën e krijuar në ekip, por më pas u shpreh besimplotë se gara është ende e hapur dhe pesë pikë nga Apolonia e Bylisi janë krejtësisht të mundshme për t’u rikuperuar.

Për Panorama Sport ai u shpreh:

“Jemi në vendin e fundit dhe kjo na krijon disi probleme, pasi nuk sheh dritë në fund të tunelit. Pas humbjes ndaj Kastriotit kemi qenë të paralizuar dhe nuk dinim se çfarë të bënim në dhomat e zhveshjes. Por, nëse e sheh me qetësi, çdo gjë është ende në garë, mjafton të rikthehemi në lojën tonë”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Luhen sot 3 ndeshjet e Superiores, ja ekipet që zbresin në fushë

Publikuar

-

Nga

Në ndeshjet e javës së 13 të Kategorisë Superiore, Partizani do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi, teksa në Elbasan do të presë Skënderbeun. Të kuqtë janë të përfshirë në garën e titullit dhe një tre pikësh edhe mund t’i katapultojë në vend të parë, megjithatë të besuarit e trajnerit Ilir Daja, edhe pse konsiderohen favoritë në letër pasi luajnë me të fundit e klasifikimit, duhet të bëjnë llogaritë me faktin se korçarët e Migen Memellit pikët i kanë të domosdoshne për të qëndruar në garën e mbijetesës.

Sakaq, edhe Teuta është aty e përfshirë në garën e titullit, vetëm një pikë larg Vllaznisë ndërsa sot ka një transfertë të sikletshme në Ballsh, ndaj Bylysit. Në fazën e parë në stadiumin Adush Muça kjo sfidë është mbyllur në barazim pa gola, e vendasit do të kërkojnë të përsëriten apo të bëjnë më mirë për të konsoliduar pozitat në klasifikim. Ndërkohë, Tirana do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit.

Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi janë duke e marrë formën më të mirë dhe vijnë pas dy fitoreve radhazi, ndaj do të kërkojnë të tretën për të qenë edhe më pranë Europës, ndërsa vetëm nëse do të kenë vazhdimësi mund të mendojnë edhe për më tepër. Nga ana tjetër, krutanët janë në një pozicion komod në klasifikim, megjithatë pikët janë të mirëpritura për të arritur sa më shpejt objektivin e tyre që është mbijetesa.

Ndeshjet:

13:00 Kastrioti-Tirana

13:00 Bylis-Teuta

16:00 Partizani-Skënderbeu

LEXO TE PLOTE