Blog
U nxit nga kriza e bukës/ Faktet më të habitshme rreth Revolucionit Francez

Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revolucionit Francez, u lye me gjalpë dhe më pas u dogj i gjallë nga turma.
Kur iu pre koka mbretit Luigji XVI gjatë Revolucionit Francez, njerëzit ngjyen shamitë e tyre në gjakun e tij, ndërsa shitën si suvenire pjesë të flokëve të tij. Një shami e tillë u gjet mbi 200 vjet më vonë, e fshehur brenda një kungulli të tharë.
Revolucionarët francezë e shembën Fortesën e Bastijës me mjete rrethanore, pasi nuk kishin eksplozivë.
Franca ishte gati e falimentuar nga Lufta Shtatëvjeçare, dhe nga ndihma që iu dha amerikanëve gjatë Luftës së tyre Revolucionare. Kriza ekonomike, e rriti tensionin midis shtresave të ndryshme shoqërore në Francë, gjë që çoi tek Revolucioni Francez.
Para Revolucionit, Ministri i Financave, Zhak Neker, sugjeroi që familja mbretërore të miratonte një buxhet konkret për të kursyer paratë. Ai u shkarkua menjëherë nga puna.
Avokati Maksimilian Robespier, nxiti krimet më të përgjakshme të Revolucionit Francez, i njohur si Mbretërimi i Terrorit. Vetëm midis viteve 1793-1794, ai firmosi 16.694 dënime me vdekje. Robespier e zëvendësoi katolicizmin me një fe të quajtur “Kulti i Qenies Supreme”, që drejtohej prej tij.
Në korrikun e vitit 1794, Robespieri u përpoq të vriste veten për të shmangur arrestimin. Ai dështoi, duke mbetur i plagosur rëndë në nofull. Pak para se të ekzekutohej me prerje koke ne gijotinë, fjalët e tij të fundit ishin “Faleminderit, zonjë”, drejtuar një gruaje që i dha një shami për të fshirë nofullën e tij që vazhdonte t’i kullonte gjak.
Gjatë Revolucionit Francez, gijotina ishte metoda e preferuar e ekzekutimit. Personi i fundit që u ekzekutua në të ishte Hamida Xhanbudi në vitin 1977. Franca e anuloi dënimin më vdekje në vitin 1981.
Para Revolucionit Francez, një stuhi e fortë breshëri dëmtoi rëndë të korrat, duke çuar në një mungesë të madhe të ushqimit, dhe në rritjen e jashtëzakonshme të çmimit të bukës.
Revolucioni Francez, pati shumë efekte afatgjata në historinë moderne, përfshirë nxitjen e rënies së monarkive absolute në të gjithë botën, si dhe të një vale konfliktesh botërore.
Motoja e Revolucionit Francez “Liri, vëllazëri, barazi”, u shndërrua në sloganin simbol të trazirave të mëvonshme në historinë moderne, siç ishte Revolucioni Rus mbi 100 vjet më vonë.
Sharlot Kordej, një mbështetëse e moderuar e Revolucionit, vrau një nga udhëheqësit më të njohur Zhan Pol Mara në vaskën e banesës së tij më 13 korrik 1793. Ajo u ekzekutua 4 ditë më vonë në gijotinë.
Dramaturgu Olimp de Goge, hartoi dhe publikoi “Deklaratën e të Drejtave të Gruas dhe të Qytetarit”. Jakobinët e ekzekutuan në gijotinë në nëntor 1793.
Një nga mikeshat më besnike të Maria Antonetës, Princesha dë Lambal, u masakrua në rrugët e Parisit. Pasi refuzoi të besohej për besnikëri ndaj Revolucionit Francez, anëtarët e parlamentit e nxorën me forcë në rrugë, ku e priste një turmë njerëzish të egërsuar, që e vranë dhe më pas e copëtuan trupin e saj.
Gati 60.000 gra marshuan në Francë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të bukës dhe mungesës së saj në dyqane. Protesta e tyre, ishte fillesa e lëvizjes kundër sundimit mbretëror.
Gjatë Revolucionit Francez, u sulmuan dhe shkatërruan të gjitha simbolet e monarkisë. U hapën varret e mbretërve, mbretëreshave dhe aristokratëve, teksa kufomat e tyre u dogjën dhe asgjësuan.
Para Revolucionit Francez, një bukë kushtonte sa paga e një jave. Shumë fshatarë rrezikonin vdekjen nga uria.
Kur familja mbretërore u përpoq të arratisej, ajo u zbulua dhe u kap shumë shpejt. Fytyra e mbretit ishte e stampuar në çdo monedhë franceze, duke e bërë shumë të lehtë identifikimin e tij nga kryengritësit.
Gjatë Revolucionit Francez, ekzekutimet me vdekje ishin një formë popullore e argëtimit. Njerëzit shkonin dhe zinin vend në sheshe që herët në mëngjes, që të kishin një fushëpamje sa më të mirë të gijotinës, dhe blinin listat e atyre që do të ekzekutoheshin atë ditë. Ata merrnin me vete edhe fëmijët e tyre.
Francezët e uritur, e urrenin stilin e jetës ekstravagante që bënte mbretëresha Maria Antoneta. Ndaj ata i vendosën asaj nofkën “Madam Defiçiti”./Përshtati në shqip CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet...

Bazil Zaharof, “tregtari” i vdekjes që u bë njeriu më i pasur i Evropës
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaharof, nuk do të thotë asgjë. Megjithatë, ky person la gjurmë në histori me veprimet e...