Connect with Us

Trajneri Xherard e do në ekip, por një tjetër ekip i njohur futet në garë për Florian Kamberin

Kombëtare

Trajneri Xherard e do në ekip, por një tjetër ekip i njohur futet në garë për Florian Kamberin

Publikuar

-

Florian Kamberi dimrin e shkuar la Hibernianin për tu bashkuar me Reinxhërs në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Transferimi final nuk ndodhi dhe sulmuesi i kombëtares sonë u kthye te Hibernian, ku edhe po stërvitet për momentin. Qëndrimi te bardhejeshilët nuk diskutohet për shkak të deklaratave të dashurisë ndaj Reinxhers dhe mllefit të krijuar nga drejtuesit e tifozët në lidhje me këtë.

U fol se Reinxhërs nuk do të ekzekutojë klauzolën e blerjes së tij, por mediet skoceze raportojnë për zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit. Mësohet se Xherrard e do në ekip për sezonin e ardhshëm Kamberin. Kriza prej pandemisë ka ndikuar padyshim edhe në buxhetin e klubit skocez dhe drejtuesit po negociojnë të sigurojnë shërbimet e Kamberit në një tjetër formulë huazimi.

Përtej këtij interesi, Kamberi nuk është dakord të bashkohet me ta me këtë formë. Sulmuesi kuqezi është dakort të negociojë vetëm nëse Reinxhërs vendos ta blejë në mënyrë përfundimtare, diçka që për momentin nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Në këtë situatë Kamberi mund të nisë negocimet edhe me klube të tjera dhe mësohet se e duan në Angli. Hull Siti, që luan në Championship ka treguar interes për të dha ka nisur kontaktet e para me Hibernian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me AEK-un

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.



Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Partizani në bisedime me mbrojtësin e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Partizani në sezonin e shkuar pjesën dër rmuese të parametrave i pati negativ. Reparti mbrojtës ka qenë më solidi në Kategorinë Superiore në sezonet e fundit, gjë e cila nuk ndodhi në edicionin e fundit. Mbase në rezultatet negative të vitit të shkuar ka ndikuar edhe brishtësia e repartit mbrojtës, pasi 40 ishin golat e pësuar.

Gjatë vitit të shkuar shumë eksperimente u bënë në këtë repart, kryesisht në qendër të mbrojtjes, ku Egzon Belica provoi të luajë me disa partnerë në qendër. Duke parë problemet e sezonit të shkuar në këtë repart dhe largimet në qendër të mbrojtjes, përforcimi i këtij sektori mbetet prioritet. Ndaj drejtuesit e kuq e kanë nisur punën për kompozimin e gjithë repartit difensiv, ku vetëm Belica shikohet si i palëvizshëm.



Qendra e mbrojtjes shikohet jetike, ndaj për të pasur një prapavijë të sigurt, drejtuesit po mundohen të afrojnë emra me peshë. “Panorama Sport” ka mësuar se në listën e dëshirave për qendrën e mbrojtjes është edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili për fatin e mirë të Partizanit ka dalë lojtar i lirë. Nga burime pranë të kuqve bëhet me dije se drejtuesit janë vënë në lëvizje për të bindur mbrojtësin 26-vjeçar, i cili më herët është lakuar edhe te Tirana.

Të gjithë i dinë vlerat që mbart Ajeti, dhe nëse Partizani arrin ta afrojë, i bie që mbrojtja të kthehet në identitet. Burime pranë klubit bëjnë me dije se bisedimet me Ajetin janë në rrugën e duhur, por finalizimi i marrëveshjes varet nga përgjigja që KAS-i do t’i japë Partizanit për merkaton, të cilën ua ka bllokuar FIFA për një vit. Në 6 muajt e fundit Ajeti ka qenë pjesë e danezëve të Veljes, por në përfundim të kampionatit është larguar nga klubi ku luan edhe ish-mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nga Benevento në çerekfinalen e Champions-it, historia përrallore e Berat Gjimshitit

Publikuar

-

Nga

Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo, Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit me Milanin, atij me gol të Brignoli. Dhe nga këto 14 disfata, të një serie të jashtëzakonshme negative, të regjistruara nga Benevento në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Gjimshiti i ka përjetuar 6 në vetën e parë.

Herë të tjera, jo. Sot, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Si startues absolut, shqiptari dhe të tijtë janë të aftë të befasojë tërë Europën. Në të majtën e qendrës së mbrojtjes tre-personëshe të Atalantës ndodhet ai, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili ka treguar se meriton një vend në skuadrën e Gasperini.

Gjimshiti ishte në fushë të gjitha 90 minutat e natës historike në Valencia. Ajo transfertë e dërgoi Atalantën në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe ai bëri mirë, përkundër tre golave, plotësisht të parëndësishëm për qëllime të kualifikimit, i korrigjuar nga lojtarët e tjerë bergamaskë në “Mestalla”.



Mbi të gjitha, Gjimshiti tashmë e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ai ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Sidoqoftë, pa pretenduar minuta më shumë, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si startues, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Përkundrazi.

Sapo ishte kthyer nga huazimi te Benevento. Një vit pozitiv për të, i aktivizuar vazhdimisht, për herë të parë, në Serie A, por jo nga ekipi bergamask. Ai kaloi nëpër duart e dy trajnerëve (së pari Baroni, pastaj De Zerbi), por skuadra ku ishte huazuar grumbulloi vetëm 21 pikë në 38 javë kampionati; 15 më pak se SPAL, i katërti nga fundi. Dhe një kthim i pashmangshëm dhe i shpejtë në Serie B, një kategori që këtë vit Benevento e ka mbizotëruar deri në fund.

Gjimshiti, nga ato 38 ndeshje, luajti 30. Të gjitha si startues, të gjitha në fushë nga fillimi në fund. Nja dy sezone më vonë, gjithçka ndryshoi. Futbolli italian është mjaft kompetitiv, por ngritja e Beratit vazhdon pa u ndalur. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions!

LEXO TE PLOTE