Connect with Us

Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Kronika

Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Publikuar

-

Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Dy shoferë në  qytetin e Korçës kanë përfunduar në pranga pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative.

Njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

Korçë/Informacion

Goditen dy raste të mitdhënies.

Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative, arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP  Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht:

N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zëmblakut”, ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.

H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e policisë.

Po ashtu gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe një tjetër për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sakaq janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të  shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.

Policia Rrugore, apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse, si edhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor të evidentuar prej tyre.

KorçëGoditen dy raste të mitdhënies.Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative, arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht: • E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Zëmblakut", ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.- E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMW", pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.Gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë: • Janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe një tjetër për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". • Janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.Policia Rrugore, apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 12. Juli 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE