Sport
Tefik Osmani drejt largimit nga Tirana, futbollisti korçar pranë akordit me…

Lojtari i Tiranës, Tefik Osmani është shfaqur ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Megjithatë kjo prezencë e mbrojtësit korçar në stadium ditën e sotme nuk ka qenë aspak e rastësishme. Mësohet se kohët e fundit, Prishtina ka shfaqur interes për lojtarin dhe prezenca e tij ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” i shto edhe më shumë dyshimet se nga sezoni i ardhshëm Osmanin mund ta shikojmë në kampionatin kosovar.
Futbollisti ka gjetur shumë pak hapësira te Tirana këtë sezon, sidomos nga koha kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Emanuel Egbo dhe për këtë arsye në merkato mund të ndryshojë ambient dhe ta shikojmë përsëri me ngjyrat bardheblu sezonin tjetër, por këtë herë për ato të Prishtinës.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a
Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i...