LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për deputet?!

12 Korrik 2020, 12:12, Opinione CNA
Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për

Nga Përparim Kabo 

Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e para shumëpartiake dhe në vend që demokracia në Republikën e Shqipërisë të bënte përpara, të fitonte besueshmëri te zgjedhësit dhe të ndërtohej si një demokraci funksionale, ka ndodhur e kundërta, demokracia është bërë si një marrdhënie tregu, ku jepet oferta dhe njihet kërkesa; dhe ku shitësi i votës paguhet për sovranitetin e shitur dhe të blerë.

Ai që voton e ka kuptuar se cilido që të zgjidhet si edhe ka ndodhur në dy dekadat e fundit populli nuk fiton gjë, ndaj së paku një herë në katër vjet le të fitojë diçka minimaliste duke shitur votën. Kjo lloj sjellje që edhe nëse nuk është e përgjithëshme së paku është masive e nxorri demokracinë përfaqësuese në treg. Në këtë lojë futen pastaj të ?fortët? e zonës, fise dhe famije, ata që duhet të mbrojnë rendin dhe gjithëçka nuk është asgjë më shumë se një luftë e pamoralshmë e forcave partiake dhe individëve të tyre të fshehur.

Kjo tabllo përkon pikërisht me sistemin e instaluar që nga viti 2008 sepse listat hartohen të mbyllura dhe ai që i vë vulën është kryetari i Partisë politike, duke e shëndruar procesin në rekrutim personal të individëve të zgjedhur deputetë qofshin apo anëtarë të këshillit bashkiak. Çfarë ka fituar demokracia kolektive përfaqësuese që nga viti 2008? Po ja është e thjeshtë. Një parlament që u kriminalizua duke futur atje individë me histori kriminale dhe me precedentë dhe recorde kriminale. Kështu u desh të hartohej ligji i dekriminalizimit, që ishte shprehje unikale në Europë çka tregoi se ku kishte mbritur demokracia parlamentare në Shqipëri.

Nëse sot kërkohet që listat të jenë të hapura, të parët që nuk duan janë ?të njollosurit?, ata të cilëve ju mungon ?integriteti moral?, ata që ?nuk kanë ideale demokratike dhe atdhetare? por që kanë bërë pasuri me korrupsion dhe në lidhje me krimin e organizuar. Listat e mbyllura i duan ata që e kanë mëndjen e mbyllur dhe që nuk kanë as edhe minimumin e formimit kulturor që të hartojnë ligje dhe të miratojnë ndryshime ligjore në shërbim të demokracisë funskionale. Nga 2008 këshillat bashkiake janë ?këshilla me kukulla partiake ku më të shumtët janë me detyra jo fortë të ulëta në ekzekutiv dhe për të mbajtur vendin atje, nëpëkëmbin hapur vullnetin e zgjedhësve.

Rasti më i freskët ndodhi kur këshilli bashkiak në Bashkinë e Tiranës miratoi shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kush pra nuk i do listat e hapura?! Populli, zgjedhësit apo ata që duan të zgjedhin po të njëjtit njerëz,skifterët besnikë të kryetarit? Popullit duhet të rikthehet te vetëdija e Zgjedhësit Sovran ndaj ai duhet që të besojë realisht te kanddidati. Madje ka sisteme zgjedhore që edhe për një të zgjedhur, subjekti politik propozon para zgjdhësve të vet 3 kandidatë dhë ai ka mundësi të përzgjedhi. Kjo ndodh në demokracitë skandinave, po kudo që të referohesh sheh se konferencat partiake parazgjedhore janë takime të hapura ku prezantohen kandidatët e mundshëm, sigurohet njohja paraprake dhe krijohet besueshmëria.

Me listat e mbyllura në realitetin shqiptar u vra marrëveshja e besimit. U krijuan kryetarët partiak Pashallarë. Me listat e hapura do rringjallet marrëveshja e besimit, ndaj prej sistemit me lista të hapura kanë frikë ata që u ka kaluar koha, që janë provuar dhe stërprovuar, ata që u pasuruan dhe që janë sot me kontot bankare brenda por kryesisht jashtë vendit, janë me vila e me saraje, me lluks e me orgji, me familje dhe me harem?

Janë ata që vetëm me demokracinë nuk kanë lidhje, janë ata që zgjedhjet nuk i shohin si e drejta e zgjedhësit për të besuar sovranitetet fal zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por i kanë katandisur zgjedhjet si një mekanizëm okult përmes të cilit ndrojnë vendet forcat politike, ato që ende pushtetin e shohin si rregjim dhe shtetin si mekanizëm memec që i shërben pushtetit ekzekutiv. Listat e mbyllura sollën paditurinë në shumë raste, gojëkyçurit dhe si pasojë prapambetjen institucionale. Nëse edhe zgjedhjet e 2021 do të riciklojnë po këto mbetje partiako-politike, atëhere asgjë nuk pritet të ndryshojë në realitetin politik dhe institucional në Shqipëri.

Lista e hapur do të thotë që kandidatit t?i dimë jo vetëm emrin dhe mbimerin, Cv dhe aktivitetin; por edhe pasuritë e tij dhe të familjes, të mësojmë a është ai apo ajo një njeri i ndershëm dhe pakorruptuar. Kush nuk i do listat e hapura? Krimi dhe kriminelët, korrupsioni dhe të korruptuait, nuk i duan ata që e krijuan këtë gjendje si ortakë të tyre, duke u vënë në dispozicion shërbimin politik dhe vendimmarrjen me qëllim që preha e grabitur të ndahet mes ortakësh?Deri kur më?!

Lajmet e fundit nga