LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

12 Korrik 2020, 08:37, Politikë CNA
“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vend.

Panariti shkruan se receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën deri  në kufijt  e paranojës.

Ndërsa ka dhe një mesazh për qeverinë. Për Panaritin nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë, për ndryshe do ta pësojmë keq.

?Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë!

Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin..

Edhe për shumë muaj që do vijnë!

Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik.

Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë!

E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale.

Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit.

Ndërkaq një mesazh për qeverinë!
Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.
Përndryshe do ta pësojmë keq.
Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve.

Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë…

Përndryshe do ta pësojmë keq!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga