LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

12 Korrik 2020, 07:12, Opinione CNA
Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë

7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 parti në koalicion.
E vetmja parti që e refuzoi koalicionin ishte Aleanca Kuqezi dhe garoj e vetme.
42 parti të tjera hyn pa kushte nën premtimin që: ?kockat? do ndahen mbrapa.
Nëse ju kujtohet viti 2013 të gjitha mediat dhe analistët ishin pro Edi Ramës, aq sa në fushtë elektorale mu mbyll çdo ekran sepse isha i vetmi që filsja kundër tij.

Sot, panorama ka ndryshuar. Të gjitha partitë janë larguar nga Rilindja dhe 90% e analistve flasin kundër tij.

Arsyeja është e thjeshtë.
Edi Rama e mbajti tepsinë për vete dhe nuk ndau kocka.
Edi Rama shpiku sloganin ?timoni? mbahet nga një shofer, por në fund autobusi po i ngel pa pasagjer.
Edi Rama 7 vjet e mbajti tepsin për vete duke demostruar një ?tafma? të paparë.
Një djalë i rritur mes Tiranës nga dy prindër intelektual, pritej të ndryshonte shumë nga qeverisja e Berishës.
Si djalë Tirane, kryeqyteti i besoj 4 mandate si kryetar Bashkie pavarsisht se të fundit ja vodhën, dhe mbi këtë logjikë i besuan 1 milion vota si kryeministër.
Sot djali i Tironës, është rrethuar nga injorantë, provincial, mediokër dhe disa kuçka mediatike që zhgarravisin ekranet ashtu si fytyrën e tyre.
Edi Rama ka dal të kërkoj mandatin e 3 si kryeministër dhe sërish kërkon të qeverisi i vetëm.
Aq shumë e ka centralizuar pushtetin sa ka marr 100 role mbi vehte:
Ai është prokuror kur flitet për Vetingun.
Ai është inxhinier kur flitet për tërmetin.
Ai është mjek kur flitet për Pandeminë.
Ai është polic kur flitet për karantinën.
Komedia është që ai s?ka as formimin e duhur arsimor si kryeministër. Ai nuk është as jurist, as ekonomist, as inxhinier, as mjek. Thjesht ka mbaruar një shkollë 3 vjeçare pikturash arti.
Do thoni ju, që ke harruar të thuash që ka vjedhur shumë.
Ka vjedhur aq shumë sa dhe 3 ?opozitarët? e tij miliarder.
Kush më shumë dhe kush më pak, ata kanë vjedhur njësoj, por ky popull nuk voton ndershmërinë aspak. Shqiptarët kanë 30 vjet që duartrokasin hajdutët.
Thjesht Edi Rama do rrëzohet se është kundër të gjithve.
Dikur Mustafa Nano e qujati koalicionin RILINDA me 42 parti ai ?Aleanca Qelbësirave? si domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën.
Këto 42 ?qelbësira? i gënjeu dhe nuk u dha kocka por sot ato janë rreshtuar me Partinë Demokratike dhe kundër tij.
Ai vazhdon të mendoj që askush nuk vlen, dhe pas mandatit dytë të ?Skënderbeut?, mund marri mandatin e tretë me ?Mamicat? që ka rreshtuar si ministre.
Elisat, Belindat, Besicat dhe gjithë fyçkat që ka rreshtuar në krah ky çuni i Tironës nuk mund prodhojnë mandatin e tretë si kryeministër.
Të gjithë janë të uritur për bukë, kocka dhe pak pushtet.
Nëse nuk është ngopur ende dhe tepsia nuk i mjaftoj i vetëm këto 7 vite, atëhere do i kujtoja atë çfarë thonë tironcit, ku Edi Rama u lind dhe u rrit:
?Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun?.

 

Lajmet e fundit nga