Connect with Us

Napoli e Milani bëjnë paqe dhe ndajnë pikët

Seria A

Napoli e Milani bëjnë paqe dhe ndajnë pikët

Publikuar

-

Napoli dhe Milan kanë barazuar 2-2 në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A. Ndeshja u karakterizua me mjaft raste shënimi dhe me një lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Ishte Theo Hernandez (20’) që i dha avantazhin Rossonerëve me anë të një vollej-goditje, para se Di Lorenzo (34’) të barazonte rezultatin. Në gjysmën e dytë, të parët që realizuan ishin vendasit me anë të Dries Mertens (60’), që i ndihmoi edhe një reagim i ngathët i portierit Donnarumma.

Mirëpo, skuadra e Piolit ishte ende në lojë dhe arritën golin e barazimin me anë të Franck Kessie (73’) nga pika e bardhë. Milan luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit, kur Alexis Saelemaekers (88′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Napoli mbetet dy pikë para Milanit në renditjen tabelare, 52 dhe 50 respektivisht, duke u renditur në pozitat gjashtë dhe shtatë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Formacionet zyrtare të Kalajari-Milan/ Trajnerët befasojnë me titullarët

Publikuar

-

Nga

Edhe pse me 8 mungesa, Milani i Stefano Piolit, do të kërkojë të triumfojë në sfidën e mbrëmjes së sotme në transfertë ndaj Kaljarit, për të kryesuar i vetëm me diferencë +3 nga ndjekësit e Interit.

Kuqezinjtë do të kenë përballë skuadrën e Antonio Di Françeskos, që po përjeton një krizë të thellë rezultatesh me 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar në vendin e 17-të.

Leao, Selemekers, Benaser, Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç, janë 6 mungesat më të rëndësishme për kryesuesit e kampionatit, duke shtuar këtu edhe Kruniç dhe Gabia, që janë zgjedhje dytësore. Ndërkohë lajm pozitiv është fakti se nga minuta e parë, do të luajë Zllatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë një pikë referimi në sulm, për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

KALJARI – MILAN

FORMACIONET ZYRTARE:

Cagliari (4-3-2-1): Cragno; Zappa, Ceppitelli, Godin, Lykogiannis; Marin, Nainggolan, Duncan; Pereiro, Joao Pedro; Simeone

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Ibrahimovic

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi i madh i Serisë A

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në “Ora Sport” atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te Sampdoria, por nuk u plotësua për shkakun se nuk ishte hapësira bosh e ekstra-komunitarit.

“Para 6 vitesh kur luaja në Kroaci, para se të vija në Turqi, presidenti i Splitit ka patur dy oferta në tavolinë. Ka patur Basaksehirin dhe Sampdorian në Itali.

Por duke qenë se unë isha ekstra-komunitar, trajner atëherë ka qenë Mihajloviç. Menaxheri im është takuar me të dhe kam pritur dy javë që të hapej vendi i ekstra-komunitarit edhe pse ana financiare ishte shumë më e paktë në krahasim me Turqinë.

Do më pëlqente shumë të luaja atje por nuk u mundësua dhe rrjedha e karrierës sime shkoi në këtë drejtim duke luajtur në Turqi“, u shpreh Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mandzukiç mbërrin në klinikën e Milanit, ja kur do të bëhet prezantimi

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi veteran kroat, Mario Mandzukiç mbërriti para disa minutash në qendrën mjekësore të Milanit për të kryer vizitat mjekësore përpara se të prezantohet si futbollisti më i  ri i “Djallit”.

34-vjeçari do të firmosë kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi për një vit. Ai do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon.

Duke patur parasysh karrierën e tij të pasur në Gjermani, Spanjë dhe Itali, afrimi i Mandzukiç shikohet si përforcim ideal për repartin e sulmit të Milanit. Megjithatë, prezantimi dhe firmosja e kontratës së re do të bëhet ditën e nesërme.

LEXO TE PLOTE