LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta vijon turin nëpër Shqipëri/ Ndalet në vendin e tre besëlidhjeve të mëdha

12 Korrik 2020, 10:29, Politikë CNA
Meta vijon turin nëpër Shqipëri/ Ndalet në vendin e tre

Presidenti Ilir Meta e ka bërë traditë tashmë që fundjavave të vizitojë qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë të dielë ai është ndalur në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

?Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.

Pas Pezës heroike, Mallakastra ishte krahina e dytë në Shqipëri që përjetoi rrethimin më ndëshkues dhe më mizor të 20 mijë trupave pushtuese në korrik 1943.
Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua. Qëndresa heroike e burrave dhe e djemve të saj, jo vetëm kaloi kufijtë e kësaj krahine, por frymëzoi të gjithë vendin në luftën për liri, duke dhënë një kontribut madhor për çlirimin e Shqipërisë.
Emrat e Heronjve të Popullit Dervish Hekali, Dino Kalenja, Ramiz Aranitasi dhe qindra dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë do të mbeten të paharruar?, shkruan Meta në rrjetet sociale teksa ka ndarë edhe disa foto./CNA.al

Lajmet e fundit nga