Connect with Us

Masat ndaj COVID-19/ Një tjetër shtet rimbyll kufijtë me disa vende, përfshi Shqipërinë

Bota

Masat ndaj COVID-19/ Një tjetër shtet rimbyll kufijtë me disa vende, përfshi Shqipërinë

Publikuar

-

Masat ndaj COVID-19/ Një tjetër shtet rimbyll kufijtë me disa vende, përfshi Shqipërinë

Një tjetër shtet europian ka mbyllur kufijtë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, njoftoi sot qeveria.

“Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu”, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.

LEXO EDHE:  “Dilemë shumë e madhe”/ Rama tregon ç’ do të ndodhë me hapjen e kufijve

Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë. Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vendoset izolimi i mëtejshëm i Gjermanisë/ Ja masat e reja

Publikuar

-

Nga

Vendoset izolimi i mëtejshëm i Gjermanisë/ Ja masat e reja

Si do të ecet më tej në Gjermani në luftën kundër pandemisë? Për këtë kancelarja Angela Merkel u konsultua me kryeministrat e landeve federale në një seancë maratonë prej më shumë se shtatë orësh.

Rezultatet e para të bëra publike të takimit janë:

Masat kufizuese që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri më 14 shkurt. Kancelarja Angela Merkel pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Berlin deklaroi, se pavarësisht uljes së numrit të infeksioneve të reja duke iu referuar mutacionit të koronavirusit është e nevojshme të vazhdojnë masat kufizuese. „Synimi është profilaksia”, tha Merkel.

LEXO EDHE:  Kosova bën një hap pas/ Pezullohet taksa për dezinfektimin e kamioneve

LEXO EDHE:  Emigrantet dhe muri ndares ne kufirin hungarez

Përveç kësaj kancelarja me kryeministrat e 16 landeve ranë dakord:

– Edhe shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

– Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

-Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet – një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

– Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë./dw

LEXO TE PLOTE

Bota

Evropa kërkon lirimin e Navalnit/ Thirrje për sanksione ndaj Kremlinit

Publikuar

-

Nga

Evropa kërkon lirimin e Navalnit/ Thirrje për sanksione ndaj Kremlinit

Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e drejtuesit të opozitës ruse Aleksei Navalni, i cili u arrestua të dielën pasi mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ndodhej për trajtim mjekësor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell sjell më shumë detaje.

Pas më pak se 24 orë nga kthimi i tij në Rusi, udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni u përball të hënën me një seancë gjyqësore jashtëzakonisht të pazakontë brenda këtij stacioni policor në Moskës dhe u vendos në paraburgim për 30 ditë. Prokurorët kërkuan një dënim me kusht ekzistues të pezulluar, prej tre vitesh e gjysmë për përvetësim, shndërruar në një dënim të plotë me burg. Zoti Navalni thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në rrugë.

“Mos heshtni, rezistoni, dilni në rrugë. Askush nuk do të na mbrojë përveç vetes. Dhe ne jemi aq shumë sa që nëse duam të arrijmë diçka, do t’ia arrijmë”, thotë Aleksei Navalni, udhëheqësi i opozitës ruse.

Zoti Navalni u arrestua të dielën pasi u kthye nga Gjermania, ku po trajtohej pas helmimit në Siberi vitin e kaluar me një agjent nervor.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në sulm. Ndërkohë Berlini kërkon lirimin e zotit Navalni.

“Autoritetet ruse kanë arrestuar viktimën e një tentative për vrasje me armë kimike, jo autorin e krimit. Qeveria gjermane i bën thirrje fuqimisht qeverisë ruse që së pari ta lirojë menjëherë zotin Navalni dhe së dyti të hetojë plotësisht rrethanat e sulmit me armë kimike ndaj tij në tokën ruse”, thotë Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane

Udhëheqësit e tjerë evropianë i bënë jehonë kësaj kërkese. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i zotit Navalni. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo si dhe këshilltari i ardhshëm për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të zgjedhur Joe Biden kanë kërkuar gjithashtu lirimin e tij.

Udhëheqësi 44-vjeçar i partisë “Rusia e së Ardhmes” paraqet një sfidë për Presidentin Vladimir Putin, thotë analisti Ben Noble.

“Me zgjedhjet e Dumës Shtetërore (dhoma e ulët e parlamentit rus) që mbahen më 2021, Navalni jo vetëm që është një demonstrim hapur i kundërshtimit ndaj Kremlinit, por fondacioni i tij i anti-korrupsion dhe videot tejet të shkëlqyera në YouTube me prova për korrupsion të zyrtarëve shtetërorë e anëtarëve të tjerë të elitës ruse, krijojnë shqetësime për Kremlinin. Sigurisht që është një rrezik për Kremlinin që Navalni të kthehet në një martir ose që statusi i tij si martir të konsolidohet”, Ben Noble, analist për Rusinë, University College London.

LEXO EDHE:  Kush e pengon integrimin/ Laura, Basha apo gjermani i fundit?

LEXO EDHE:  “Dilemë shumë e madhe”/ Rama tregon ç’ do të ndodhë me hapjen e kufijve

Deri më tani Perëndimi i ka ndaluar veprimet ndëshkuese ndaj Rusisë. Muajin e kaluar BE-ja u bashkua me aleatët e saj në miratimin e të ashtuquajturit “Akti Magnitsky”, i cili parashikon sanksione ndaj individëve të akuzuar për abuzim me të drejtat e njeriut. Aktivisti Bill Browder, i cili ndihmoi në miratimin e këtij ligji, thotë se është koha që ai të zbatohet.

“Nëse përfshini të gjitha vendet e BE-së, SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, etj., janë 31 vende. Ndaj kjo gjë do të ketë një efekt shumë të rëndësishëm mbi Rusinë, mbi njerëzit ndaj të cilëve rëndojnë sanksionet. Dhe siç e kuptoj unë, Navalni dhe ekipi i tij, para se të hipnin në aeroplan, kishin krijuar një lloj liste të atyre që ata mendojnë se duhet të jenë në listën e sanksioneve”, thotë Bill Browder, Aktivist për të Drejtat e Njeriut.

Vladimir Putin e sheh këtë si rrezikun më të vogël, argumenton zoti Noble.

“Sipas asaj që unë mendoj Kremlini mund ta përballojë këtë turbullirë afatshkurtër, por kapja e tij (Navalnit), futja e tij në burg do të ishte një mënyrë për ta privuar atë nga ekspozimi në media”, thotë Ben Noble, analist për Rusinë, University College London

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu kundërpërgjigj të hënën kritikave për arrestimin e zotit Navalni.

“Politikanët perëndimorë e shohin këtë si një mundësi për të tërhequr vëmendjen nga kriza e thellë në të cilën ndodhet modeli liberal i zhvillimit”, tha ai.

Analistët thonë se veprimet e Rusisë do të përkeqësojnë tensionet me Perëndimin, ndërsa të dyja palët përgatiten për një administratë të re amerikane, që pritet të marrë pushtetin këtë javë nën drejtimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve

Publikuar

-

Nga

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, tha se politikat e Kinës ndaj myslimanëve dhe pakicave etnike në provincën Ksinjiangut përbëjnë një “gjenocid”.

“Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar ujgurët”, tha Pompeo në një deklaratë.

Përcaktimi si gjenocid pason një debat të brendshëm intensiv, pasi Kongresi miratoi legjislacionin më 27 dhjetor, përmes të cilit kërkoi që administrata amerikane të përcaktojë brenda 90 ditësh nëse puna e detyruar ose krime të tjera të pretenduara kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane janë krime kundër njerëzimit ose një gjenocid.

Vendimi i SHBA-së nuk përcakton automatikisht ndonjë masë, por kjo do të thotë që vendet do të duhet të mendojnë shumë nëse do të lejojnë kompanitë të bëjnë biznes me Ksinjiangun, një nga furnizuesit kryesorë global të pambukut.

Pesë ditë më parë, administrata amerikane njoftoi se do të ndalonte importet e pambukut dhe domateve nga Ksinjiangu.

LEXO EDHE:  “Dilemë shumë e madhe”/ Rama tregon ç’ do të ndodhë me hapjen e kufijve

LEXO EDHE:  Kosova bën një hap pas/ Pezullohet taksa për dezinfektimin e kamioneve

Kina ka burgosur më shumë se 1 milionë njerëz, përfshirë ujgurët dhe grupe të tjera kryesisht myslimane, në një rrjet të gjerë kampesh përqendrimi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Njerëzit i janë nënshtruar torturave, sterilizimit dhe indoktrinimit politik si dhe punës së detyruar si pjesë e një fushate asimilimi në një rajon, banorët e të cilit janë etnikisht të ndryshëm nga shumica kineze.

Kina ka mohuar raportimet, duke pretenduar se kampet e ndalimit janë për qëllim të edukimit dhe luftimit të “ekstremizmit”./ REL

LEXO TE PLOTE