LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthimi i Shën Sofisë në Xhami/ Imzot George Frendo: Ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës

12 Korrik 2020, 17:44, Aktualitet CNA
Kthimi i Shën Sofisë në Xhami/ Imzot George Frendo: Ky vendim nuk

Arqipeshkvi, Imzot George Frendo thotë se kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

Sipas tij, ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare

Imzot George Frendo thekson se duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara

?UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre. Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt. Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve?, thuhet në reagimin e Imzot George Frendo./CNA.al

Lajmet e fundit nga