Kosova & Rajoni
Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendos të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, ndonëse prej më shumë se 5 ditësh janë shënuar rreth 200 të infektuar për çdo 24 orë.
Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë tha se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e masave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.
Hoti tha se parlamenti do të votojë sot në mbrëmje për masa shtesë, pjesë e të cilave do të jetë forcimi i gjobave për shkelësit e protokollit anti-Covid, ndalimi i tubimeve dhe ndalimi i riteve fetare.
Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë me dije se janë konfirmuar 301 pacientë me Covid-19, të cilët po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Lajme të Rekomanduara:

Shifra të larta në shtetin fqinj/ Regjistrohen 477 raste të reja, shkon në 2 657 numri i viktimave
Shifra të larta në shtetin fqinj/ Regjistrohen 477 raste të reja, shkon në 2 657 numri i viktimave Vijon të mbetet shqetësuese situata e pandemisë...

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit
Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të virusit që është...