Connect with Us

Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

Kronika

Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

Publikuar

-

U gjet i vrarë në makinë/ Zbardhen detaje tronditëse, 57-vjeçari ishte duke udhëtuar me autorin

Banakieri i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin me iniciale B. H., 21 vjeç.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

“Në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç”, thotë policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Pukë/ Gjendet kufoma e një personi në përrua

LEXO EDHE:  VIDEO-Me muzikë popullore dhe pamje nga deti/ Françeska Jaçe ndez Instagramin duke treguar të pasmet

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

LEXO EDHE:  Zbulohet tuneli me drogë në Tepelenë/Policia ngel “thatë”

LEXO EDHE:  VIDEO-Me muzikë popullore dhe pamje nga deti/ Françeska Jaçe ndez Instagramin duke treguar të pasmet

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE