Connect with Us

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Zbardhet identiteti i viktimave

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të arrestuar për vepra të ndryshme penale/ Ekstradohen 9 shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Nga

Drogë, vjedhje, grabitje dhe organizatë kriminale/ Ekstradohen 9 shqiptarë në Itali

Interpol Tirana në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), ekstradoi drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.



Të ekstraduarit janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:  Keqfunksionimi i sobës asfikson familjen shqiptare me 6 anëtar

LEXO EDHE:  Doshi: Asnjë prej akuzave nuk ekziston, mund të ketë arrestime politike

Finalizimi i operacionit erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane UCI Albania./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash

Publikuar

-

Nga

Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer kontrolle me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme, për të cilat në ligj parashikohet masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.



Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnë shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Policia terrorizon qytetarët në orët e vona të natës

LEXO EDHE:  Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Zbardhet identiteti i viktimave

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S. Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në autostradë/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Kalimash-Morinë.

Mësohet se një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.



Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE