LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtra u është bërë ves”/ Tabaku nxjerr zbuluar ministrinë: Si mashtroi me raportin e Moody's

12 Korrik 2020, 09:46, Politikë CNA
Gënjeshtra u është bërë ves”/ Tabaku nxjerr

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar sërish, lidhur me raportin e fundit të Moody?s për vlerësimin e ekonomisë, duke i’u përgjigjur ministres së Financave Anila Denaj  e cila më herët tha se se qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë  Shqipërinë.

Teksa ka publikuar dhe një pjesë të raportit, Tabaku shkruan se Moody?s nuk ka bërë asnjë renditje pozitive.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë, por gtrabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar, vijon mëtej Tabaku.

?Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.

Raporti i fundit i Moody?s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody?s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.

Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.?/CNA.al

Raporti i Moody?s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Lajmet e fundit nga