Connect with Us

Gazetari i kthehet Braçes: Mbështete Partizanin, por nuk do ta falnin që i quajte fashistë

Sport

Gazetari i kthehet Braçes: Mbështete Partizanin, por nuk do ta falnin që i quajte fashistë

Publikuar

-

“A e mbani mend? E morëm titullin duke i’u mundur ju, në shtëpinë tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shumë lart! Ju kurrë nuk do arrini këtë! As në fushë, as në stadiumin tuaj, madje madje as në statistikat e yllit tuaj, tamam atij që i’u numëron gjatë fashizmit, i’u shuan pastaj dhe i’u numëron përsëri këto 30 vitet e fundit. A janë 100 vite këto? Veç keshtu ju dilni fitues!”. Ky ishte reagimi që zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe bëri pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi në shifrat 1-1.

Mbi këto fjalë dhe “thumba” ku diskutohet edhe për brezin e shumë viteve më parë, ka reaguar edhe gazetari sportiv, Dritan Lundra. Duke vendosur theksin në faktin se nuk ka asnjë problem që zëvendës kryeministri i Shqipërisë të mbështesë një ekip, Partizanin, Lundra shprehet se Braçe ka anatemuar personat që kanë ndërruar jetë dhe që nuk mund t’i përgjigjen.

“Te jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi është gjëja më normale. Por anormal është fakti kur ju flisni dhe të tjerët nuk kanë mundesinë të përgjigjen, zoti Zv/Kryeministër. Nuk e kam për vete, se unë flas sa herë të dua, por ata që ju anatemuat nuk kanë gojë flasin, sepse nuk jetojnë më.

Nëse xhaxhai im kampion dhe rekordmen me Tiranën dhe më pas me Partizanin, do ishte gjallë, nuk do të ta falte që e quajte fashist. Gjyshi im ka bërë 2 vjet burg në Ventotene si anifashist, por ja qe ishte tifoz i Tironës dhe nuk besoj se ka ndonjë dosje. Babai po e po me Tironën. Unë se kam fshehur ndonjëherë që kam lindur dhe do vdes tifoz i Tirones.

Nuk besoj se kjo perbën ndonjë krim. Mendoj se eshte dicka normale ashtu sikundër ju jeni i Partizanit. Por në 25 vjet gazetari kurrë në jetën time nuk kam anatemuar asnjë skuadër. Zoti Braçe para se të jeni Zv/Kryeministër, keni qenë gazetar…..respektojeni këtë mision dhe tifon mbajeni për vete”, u shpreh Lundra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Po shkëlqen te Kukësi, Kuper: Synoj Serinë A, dua të luaj dhe me kombëtaren

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Kukësit Godberg Kuper dëshiron të realizojë dy objektiva madhorë në karrierë të luajë në Serina A  si dhe të përfaqësojë atdheun e tij Ganën.

Në një intervistë për gazetarin Davide Amato, futbollisti italo-ganez rrëfen karrierën e tij futbollistike, peripecitë në Zvicër, si dhe dy ëndrrat e tij: aktivizimin në elitën e futbollit italian dhe të përfaqësojë Ganën.

“Janë përvoja që të ndihmojnë të rritesh brenda dhe jashtë fushe, Te Kukësi erdha në janar, është njëri prej klubeve historik të Shqipërisë. Jetoj për golin, dua të arrij sa më shumë të jetë e mundur. Jemi -4 pikë larg Tiranën. Me 3 ndeshjet e mbetura, jam i bindur se mund t’ia arrijmë të shpallemi kampionë”, shprehet fillimisht 22- vjeçari.

“Fillimet – Ka lindur në Shën Aleksandërin  e Bergamos në 1997. “Debutova në Itali me Sondrion duke realizuar disa gola”. Pastaj u huazua për dy sezone te Ekselenca. Në Skanzoroshate fitoi kampionatin e komunës së Verdejos. “Më pas shkova në Portugali te klubi i Kondeiksas. Në fillim ishte shumë e vështirë: vetëm dhe larg shtëpisë. Nuk munda të lija menjëherë shenjë”. Në fazën e dytë realizoi 10 gola. “Fituam Kupën Koimbra dhe Superkupën. Aruka e bleu më vonë. “Atje nuk më besuan”.

Vazhdimi i karrierës – Pastaj 6 muaj huazim te Espinjo dhe po kaq kohë te Viana do Kostelo, përpara se të ndryshonte sërish destinacion. “Kur erdhi mundësia për të kaluar në Zvicër, pranova”. Ishte klubi i kategorisë së dytë Shafauzen. Trajner ishte Murat Jakin, vëllaoi ish-futbollistit të njohur të Zvicrës Hakan Jakin. “Ai kishte personalitet të fortë, më ka dhënë shumë këshilla për t’u përmirësuar”. Në bregun e Rinit, Kuper luan rregullisht deri në 18 gusht. “Sapo kisha shënuar kur u dëmtova në ndeshjen e kupës. Ishte fillimi i një kalvari të gjatë vuajtjesh. Nuk e pashë më fushën”.

Shqipëria – “Në janar kalova në Shqipëri. Këtu luhet futboll fizik dhe sulmuesi duhet të jetë shumë i aftë. Pastaj erdhën 2 muaj ndëprerje për shkak të koronavirusit. “Rifilluam kampionatin në 3 qershor. Jam nga Bergamo, kam kaluar muaj të vështirë. Ndieja dhimbje për njerëzit e mi të dashur”. 6 gola në kupë dhe kampionat dhe ai luan sërish. “Po luftojmë në të gjitha frontet. Duam të jemi në Europë. Dëshiroj të rritem sa më tepër si futbollist. Nuk ka rëndësi se në cilin kampionat luan. Kam dy objektiva: të luaj në Serinë A dhe të përfaqësoj Ganën”, përfundoi intervistën  e tij Godberg Kuper.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Talenti Chiesa transferohet në Premier League

Publikuar

-

Nga

Talenti italian, Federico Chiesa, do të transferohet në Premier League. Më konkretisht, 22 vjeçari duket se është shumë pranë akordit me Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që do të paguajnë 53 milion euro për kartonin e tij.

Chiesa ka një jetë që mbron ngjyrat e Fiorentinës, pasi i është bashkuar akademisë së klubit që në vitin 2007. Në 2016-ën, anësori i sulmit debutoi me skuadrën e parë dhe që nga ajo kohë, është një ndër asetet më të mëdha të klubit.

Fiorentina do të pranojë ofertën e Manchester United, ndërsa drejtuesit e ekipit anglez duket se nuk kanë arritur dot te firma e Jadon Sancho, duke zgjedhur Chiesan si alternativë më të lirë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e rëndë/ Kush është ish-volejbollistja shqiptare që ndërroi jetë nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Një prej viktimave nga katër të tilla gjatë 24 orëve të fundit, është një 57 vjeçare nga Shkodra.

Ajo është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e klubit sportiv të Vllaznisë. Viktimat e tjera janë një nga Durrësi dhe dy nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë tha se situata në Spitalin Infektiv po përkeqësohet, pasi numri i rasteve është rritur, duke shtuar se vërehet me shqetësim edhe rritja e numrit të të prekurve tek moshat e reja.

LEXO TE PLOTE