Connect with Us

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Zjarr i madh në një ullishte në Fier/ Era përhap me shpëjtësi flakët

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Demokratët e Kukësit drejt Tiranës/ Më mirë të ikë Rama sesa ne

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash

Publikuar

-

Nga

Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer kontrolle me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme, për të cilat në ligj parashikohet masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.



Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnë shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh/ Digjen pesë hektarë pyje

LEXO EDHE:  Foto-video ekskluzive/ Shkrumbohet apartamenti në Tiranë

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S. Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në autostradë/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Kalimash-Morinë.

Mësohet se një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.



Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, ku një automjet ka përfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar vajza e shoferit.



“Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE