Connect with Us

Dyshohej për koronavirus, del përgjigjia e testit për Luca Jovic

Sport

Dyshohej për koronavirus, del përgjigjia e testit për Luca Jovic

Publikuar

-

Real Madrid mund të buzëqeshë pas këtij lajmi. Luka Joviç ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus. Serbi disa ditë më parë ka pasur kontakte me një të infektuar dhe Real Madrid ka marrë masë menjëherë të karantinojë sulmuesin dhe ta testojë.

Joviç ka rezultuar negativ që në testin e parë, por qëndroi i karantinuar për arsye sigurie dhe i njëjti rezultat ka qenë edhe në testin e dytë. Maratona e testeve për të nuk ka përfunduar ende, pasi ai duhet t’i nënshtrohet një tjetër analize.

Në rast negativiteti të testimit të tretë, Joviç do të mund t’i bashkohet Real Madridit në stërvitje për të qenë një forcë e shtuar në skuadër. Real po lufton për titullin kampion dhe ndeshjet janë të ngjeshura, kështu Zidan ka nevojë për sa më shumë lojtarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Një tjetër kampion bote në MLS, Bekam përgatit goditjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas Bleis Matuidi duket se një tjetër kampion bote mund të përfundojë në Amerikë.

Bëhet fjalë për Mario Gëcen që mund të transferohet tek ekipi i Dejvid Bekam në MLS, Inter Majemi.



Lajmi është dhënë nga “Bild”. Ish- lojtari i Dortmund për momentin është pa ekip dhe është në listën e disa skuadrave.

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Tirana si kampion, Edon Hasani i surprizon të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë.  Ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë, raporton “Panorama Sport”.



Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e rid he ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet klubi shqiptar, konfirmohen 5 futbollistë me Koronavirus

Publikuar

-

Nga

Situatë kaotike në futbollin kosovar. Klubi i Gjilanit që drejtohet nga Gentjan Mezani, ka konfirmuar që pesë futbollistë kanë dalë pozitiv. Ka qenë drejtori ekzekutiv i klubit, Sevadil Robelli, i cili për mediat kosovare, ka pohuar se plot 5 futbollistë janë prekur me Koronavirus, teksa ka shtuar se ditën e nesërme ata do t’iu nënshtrohen testeve të tjera.

“Është e vërtet që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve. Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës. Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodh. Këto raste kanë ndikuar edhe te lojtarët e tjetër që janë testuar negativë dhe në atmosferën e ekipit”.



Kujtojmë që Gjilani më 20 gusht pritet të luajë ndaj Tre Penes në San Marino në fazën e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës. Sot UEFA anuloi ndeshjen parakualifikuese të Dritës në Ligën e Kampionëve, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë.

LEXO TE PLOTE