Connect with Us

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Kronika

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

U gjet i vrarë në makinë/ Zbardhen detaje tronditëse, 57-vjeçari ishte duke udhëtuar me autorin

Policia e Krujës pas një hetimi 8-mujor arriti të finalizonte me sukses operacionin e Koduar ‘Nikla’ duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale të shfrytëzim prostitucioni, trafikim dhe kultivim bimësh narkotike.

“Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;

LEXO EDHE:  Iu gjet kokainë e fishekë në banesë/ Arrestohet 25 vjeçari

S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dokumentet/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për pasuritë e trafikantit të drogës Ylli Ndroqi  (Xhemail Pasmaçiu)

Publikuar

-

Nga

Dokumentet/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për pasuritë e trafikantit të drogës Ylli Ndroqi  (Xhemail Pasmaçiu)

CNA.al ka mundur të sigurojë vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me pasuritë e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, i cili është arestuar në Turqi për heroinë, dhe më pas për të është prerë edhe një urdhër-aresti për trafik droge në Itali.

Xhemail Pasmaçiu është shtetasi Ylli Ndroqi, i cili vazhdon të jetë aksioneri kryesor me prona të sekuestruara të Ora News, që vazhdon të shfaqet në televizionin dhe mediat e tij, si një njeri I fjalës së lirë.

Por, në fakt është thjeshtë dhe vetëm një njeri i arrestuar, hetuar dhe aktualisht në një proces të ligjit Antimafia, për pasuritë e tij, si trafiknat droge.

CNA.al ka mundur të sigurojë 38 faqe dokumenta të vendimit të Gjykatës dhënë për Ylli Ndroqin, (Xhemail Pasmaçiun) e drogës, kthyer në pronar mediash, një vendim ky I Gjykatës së Faktit, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë/ Pse Gjykata la të lirë gruan e “Mirit të Xhikes”

LEXO EDHE:  Video - Tabaku flet me shifra/ Ja si ka abuzuar qeveria me taksat e shqiptarëve

Ndërkohë që SPAK vazhdon hetimet pasuritë e Pasmaçiut ngelen të bllokuara dhe pritet si do të ecë më tej fati I personazhit më butaforik në publikun shqiptar. Një njeriu që ndërtoi media, dhe sot akuzohet se pasuritë I ka vënë si trafiknat droge./ CNA.al

Foto/ Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në seancën për pasuritë e Ylli Ndroqit



Pse na duhet ky intelektual?/ Të gjitha rastësitë e drogës i ndodhin Ylli Ndroqit

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Apeli rrëzon kërkesën e Ndroqit/ Lë në fuqi sekuestron e pasurive

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh në kënetën e Dervenit/ Rrezikohen banesat

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh në kënetën e Dervenit/ Rrezikohen banesat

Një sipërfaqe e madhe me kallamishte është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte, si dhe një sipërfaqe me pemë frutore.



Afër zjarrit ndodhen edhe disa banesa, të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve.

LEXO EDHE:  Qarkullonin me armë zjarri/ Arrestohen 2 shtetas

LEXO EDHE:  I dënuar me 8 vite burg për drogë/ Zbulohet emri i viktimës së dytë në Durrës

Zjarrfikësja e Niklës ka mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të lokalizojë flakët, ndërsa në ndihmë të saj është nisur dhe zjarrfikësja e Krujës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Kapet në flagrancë shqiptari në Itali, kujdesej për plantacionin me kanabis

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar është arrestuar në flagarancë në Itali teksa po ujiste një plantacioon me kanabis.

Ai është pikasur gjatë një aksioi me helikopter. Plantacioni me 180 bimë kanabis ndodhej pranë bregut të lumit Salinello në Komunën Tortoreto  dh nëse do dilte në treg vlera do të shkonte në afro 200 mijë euro.



Pas arrestimit të tij vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE