LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Askush se di si vdiq, mendonte jashtë skemave të zakonshme/ Fakte të pabesueshme mbi Aleksandrin e Madh

12 Korrik 2020, 06:31, Blog CNA
Askush se di si vdiq, mendonte jashtë skemave të zakonshme/ Fakte

Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri i Madh, nuk e mori pa arsye këtë pseudonim. Ai pushtoi pjesën më të madhe të botës që njihej në atë kohë. Edhe mijëra vjet pas vdekjes së tij Aleksandri, është ende magjepsës për njerëzit. Dhe kjo nuk është e habitshme, nëse shihni se sa e pabesueshme ishte vërtet jeta e tij.

Një oficer i ushtrisë i shpëtoi jetën në lumin Granikus

Thuhet se asnjë njeri nuk është ishull, dhe Aleksandri nuk bente përjashtim. Pavarësisht trimërisë personale, ai kishte një ushtri dhe shumë këshilltarë besnikë nga pas. Kliti ishte një oficer në ushtrinë maqedonase, dhe indirekt përgjegjës për pjesën më të madhe të suksesit të Aleksandrit.

Po të mos ishte për të, Aleksandri do të kishte vdekur që në vitin 334 Para Krishtit. Në Betejën e Granikus, kur Aleksandri po përleshej me disa luftëtarë persë, njëri prej tyre ishte gati ta godiste për vdekje nga pas. Ishte ndërhyrja në kohë e Klitit, që shmangu vdekjen e tij të sigurtë.

Dhe Aleksandri e vrau më vonë me një shtizë…

Shumëkush do të mendonte se ai që të shpëton jetën, është njëherazi miku më besnik në këtë botë. Për fatin e keq të Klitit, miqësia e tij me Aleksandrin ishte shumë jetëshkurtër. Gjashtë vjet pasi i shpëtoi jetën Aleksandrit, ky i fundit po mbante një banket në Markandas.

Aleksandri e urdhëronte Klitin të drejtonte një ushtri mercenarësh drejt Azisë. Ky refuzoi duke nisur të debatojë me mbretin. Ai tha se ai ati kishte një mbret më i mirë se ai. Por Aleksandri nuk ishte një njeri që i përtypte lehtë kritikat.

Debati degradoi dhe Aleksandri gjysmë i dehur urdhëroi largimin e Klitit nga festa. Nuk dihen saktësisht detajet e asaj që ndodhi më pas. Por besohet se teksa po dilte nga salla, Kliti u rikthye për të thënë fjalën e fundit. Por Aleksandri i tërbuar nga inati, kapi një shtizë aty pranë dhe e goditi për vdekje njeriun që dikur i shpëtoi jetën.

Askush nuk e di se si vdiq

Varianti më i zakonshëm, është ai sipas të cilit Aleksandri u sëmur kur ishte vetëm 32-vjeç. Për 12 ditë ai ishte në agoni, përpara se të ndërronte jetë. Hipoteza që Aleksandri u vra ka qenë për kohësh objekt debati. Për shkakun e vdekjes, është sugjeruar gjithçka, nga malaria, tifoja, deri tek vrasja nga një rival që mund të depërtuar deri tek ai.Mori mësime nga filozofi grek Aristoteli

Për shtatë vjet, Aristoteli e mësoi Aleksandrin e ri, në mënyrë që ai të ishte gati të bëhej mbret. Edhe më vonë të dy mbetën në kontakt përmes letrave, dhe ndikimi i Aristotelit ishte i dukshëm edhe gjatë mbretërimit të tij. Nga stili i tij i diplomatik i të folurit, deri në faktin që atij mund t?i gjendej gjithmonë një libër në dorë.

Kali i tij ishte po aq i famshëm sa ai vetë

Aleksandri i Madh ishte i shoqëruar në të gjitha betejat nga kali i tij i besuar Buçefalus. Sipas dëshmive të kohës, Aleksandri e donte atë kalë, më shumë sesa shumica e njerëzve sot duan miqtë apo bashkëshortet që kanë. Një hamshor nga Tesalia e Greqi, Buçefalus ishte një kalë trupmadh. Aleksandri e pa atë që kur ishte 12-vjeç dhe e kërkoi menjëherë.

Në fillim i ati nuk donte të paguante shumën e madhe që iu kërkua nga pronari, pasi kali dukej i egër dhe mendohej se ishte i pazbutshëm. Aleksandri e bindi pas shumë lutjesh, duke i premtuar se do të paguante vetë shumën nëse nuk do të mund ta zbuste kalin.

Organizoi një garë se kush pi më shumë, dhe të gjithë vdiqën…

Aleksandri i Madh ishte i njohur për pasionin e tij të madh për alkoolin. Ndryshe nga grekët, maqedonasit e pinin verën të pa holluar me ujë. Në vitin 324, Aleksandri mësoi se një nga këshilltarët e tij, Kalanusi ishte i sëmurë dhe pritej së shpejti të vdiste. Për nder të tij, ai organizoi një festë të madhe me një garë pijesh.

41 burra u bënë pjesë e saj, dhe çmimi për fituesin ishte rreth 25 kg ar, ose rreth 1.4 milionë dollarë me vlerën e sotme. Konkurrentët nisën të pinin vazhdimisht verë. Të pa mësuar me alkoolin, shumë prej tyre u sëmurën. 35 nga garuesit vdiqën në vend, ndërsa të tjerët përfshirë fituesin që konsumoi mbi 15 litra verë, vdiqën pak ditë më vonë.

Ishte i famshëm, pasi mendonte jashtë skemave të zakonshme

Një nga tregimet më të famshme rreth Aleksandrit të Madh, është zgjidhja prej i tij e Nyjës Gordiane. Nyja Gordiane, është një term që përdoret ende sot për të përshkruar një enigmë kaq shumë komplekse, sa që është thuajse e pamundur të zgjidhet.

Emri i Nyjës vjen nga Gordium, një vend në Turqinë e sotme. Në hyrje të qytetit të lashtë, ekzistonte një nyjë e lidhur me një litar. Kishin kaluar shekuj, dhe askush nuk kishte arritur ta zgjidhte atë. Legjenda thoshte që ai që do ta kuptonte mënyrën e zgjidhjes, do të bëhej sundues i gjithë Azisë.

Me të mbërritur në Gordium, Aleksandri e pa nyjën dhe provoi ta zgjidhë. Ai dështoi si shumë të tjerë para tij. Por në fund iu sos durimi, e nxori shpatën dhe e preu nyjën më dysh, duke e zgjidhur problemin, dhe duke treguar se gjithmonë ka më shumë se sa një mënyrë për të arritur qëllimet në jetë.

Themeloi rreth 20 qytete

Para se të vdiste, Aleksandri kishte themeluar jo më pak se 20 qytete, dhe shumë të tjera kanë marrë emrin e tij që nga ajo kohë. Qyteti më i shquar që ai themeloi ishte Aleksandria në Egjipt. Të tjerat ndodhen në Afganistan, Pakistan, Liban, Irak, Turqi etj. Në Pakistan ekziston edhe një qytet që mban emrin e kalit të tij, Buçefalus./Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga