Connect with Us

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Kronika

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Publikuar

-

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas sirianë, në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. V.,  i cili është kapur në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 sirianët.

Po ashtu,  gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

“Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Panik në Kosovë/ Humb jetën në qendrën e votimit një 68-vjeçar

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dalin fotot/ Kush është i riu që vrau kunatën me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Dalin fotot/ Kush është i riu që vrau kunatën me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Agron Tanushi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij i cili ndodhet jasht shtetit, Jetmira Hasani.

Nuk bëhet me dije ende se cili ka qenë shkaku kryesor i kësaj vrasjeje, por dyshohet që autori ta ketë vrarë të renë pas një konflikti të çastit, për çështje morali.

LEXO EDHE:  Berisha: Çdo pazar me Beogradin për territor të Kosovës, është një gjymtim i sovranitetit të saj

LEXO EDHE:  Përdhunoi dy vajza/ Arrestohet taksisti shqiptar

Ndërkaq, mësohet se familjet jetonin të ndara, por ishin në një lagje.



Pas kryerjes së krimit, mësohet se Agron Tanushi është arratisur nga banesa, ndërsa policia po punon për kapjen e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbulon serinë e vrasjeve/ Shënjestra dhe konflikti mes familjeve pas prishjes së pazareve

Publikuar

-

Nga

Tre vrasje brenda 24 orëve/ Hoxha tregon “lodrën” e re të vrasësve, rikthehet “Legjenda e misrit”

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Ndërkohë që policia ka raportuar se dyshohet për hakmarrje, Hoxha tregoi se atentai i sotëm lidhet me një sërë vrasjesh.

Gazetari tha se këtu kemi të bëjmë me dy fise që janë futur në një konflikt dhe po vijojnë hakmarrjen edhe sot e kësaj dite për prishje të pazareve të drogës.

Sipas tij, atentati i sotëm është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.



“Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, “se ne të vrasim kudo që të jesh”.

LEXO EDHE:  Grabitja e Prokurorisë së Durrësit/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Lista e manipulimeve/ Të vdekurit "ngjallen", për të votuar

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur. Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera”, tha gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në “Vasil Shanto” pasi iu bë atentat me tritol, mbetet kritike.

Kështu është shprehur  në një lidhje telefonike me Neës 24 drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenelaj.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Situata mbetet në vështirësi.

LEXO EDHE:  Lista e manipulimeve/ Të vdekurit "ngjallen", për të votuar



Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.” tha Zenelaj./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Grabitja e Prokurorisë së Durrësit/ Arrestohen dy persona

 

LEXO TE PLOTE