LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 viktima dhe 83 raste me Covid-19/ Në Infektiv shtrohen edhe moshat e reja

12 Korrik 2020, 09:12, Aktualitet CNA
4 viktima dhe 83 raste me Covid-19/ Në Infektiv shtrohen edhe moshat e reja

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur betejën 4 persona, po aq sa edhe një ditë më parë. Tashmë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 93, ndërsa lajmi pozitiv i kësaj të diele, është shërimi i 65 të infektuarve. Për nga rastet ditore, Tirana vijon të sjellë shifra ditore shqetësuese, thuajse sa gjysma e gjithë qyteteve të tjera së bashku.

Shtrimet në spital

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.  Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Rastet ditore dhe shpërndarja 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale 32 353

Raste pozitive 3454

Raste të shëruara 1946

Raste Aktive 1415

Humbje jete 93

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 591 Durrës 223 Shkodër 180 Vlorë 113 Lezhë 63 Fier 29 Kukës 43 Korçë 32 Elbasan 36 Berat 39 Gjirokastër 25 Dibër 18. CNA.al

Lajmet e fundit nga