LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Liverpooli "fik motorët", zhgënjen ndaj Burnley në Anfield

11 Korrik 2020, 16:11, Sport CNA
VIDEO/ Liverpooli "fik motorët", zhgënjen ndaj Burnley

Liverpooli duket se ka fikur motorët pas fitores së titullit kampion. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Burnleyt. Një sfidë e dominuar nga skuadra vendasve që nuk fiton në Anfield, pavarësisht se ishte në zotërim të sfidës.

Pjesa e parë pa ?Redsat? që dominuan krejtësisht, por sulmet e tyre u ndalën nga portieri Pope. Ky i fundit i mohoi një gol të sigurt Salahs, ndërsa duhet të vinte minuta e 34? që Robertson të zhbllokonte shifrat. Ai mori një top fantastik nga Fabinho dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Liverpooli u mundua që të shënonte golin e dytë, por ishin miqtë që barazuan me Rodriguez. Ky i fundit goditi mjaft mirë një top të mbetur në zonë dhe përshëndeti rrjetën për 1-1. Liverpooli tashmë ka 93 pikë dhe është në ndjekje të rekordit të Manchester City-t me 100 pikë. Në 3 ndeshjet e fundit duhet të fitojë për t?ia dalë mbanë.

Lajmet e fundit nga