Connect with Us

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Politikë

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Publikuar

-

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ndër të tjera i bënte thirrje të lërë kërcënimet.

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e cilëson Ramën si një frikacak, që sipas tij është i tmerruar nga zgjedhjet.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

LEXO EDHE:  “Burgu është i tepërt”/ Deputeti i kundërvihet Ramës, mesazhi për qytetarët

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”-shkruan Bardhi./ CNA.al

“Një këshillë miqësore për Bashën”/ Rama mesazh opozitës: Lërini kërcënimet, mos na provokoni

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 “Nuk e kam pasur ndërmend por…”/ Pandeli Majko zbulon pse shiti shtëpinë

Publikuar

-

Nga

 “Nuk e kam pasur ndërmend por…”/ Pandeli Majko zbulon pse shiti shtëpinë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me një lajm të raportuar në media, sipas të cilit ai ka shitur shtëpinë ku banonte, për t’u transferuar në një banesë tjetër.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka zbuluar pse ka vendosur të shesë shtëpinë e tij.

Majko shkruan se vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit.

“Lexova se Gazeta “SOT” kishte botuar dokumentacionin deklarimit tim për të ardhurat pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive .
Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Ish-ministri zbulon tre faktorët që rrezikojnë zgjedhjet e qershorit

LEXO EDHE:  Foto-Si e kaloi Rilindja Fahriun, nga paçeja tek byreku

Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes. Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar.”-shkruan Majko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është taktikë politike”/ Patozi zbulon lojën e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Është taktikë politike”/ Patozi zbulon lojën e Ramës

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar si një taktikë politike, deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh pro hapjes së listave.

Në një prononcim për Vizion Plus, Patozi tha se kjo është taktikë politike, me të cilën Edi Rama po provokon opozitën, por edhe ndërkombëtarët.

Sipas tij Rama e ka kuptuar se nuk mund të jetë kundër erës, dhe po kërkon të heqë përgjegjësitë nga vetja.

“Hapja e listave është një taktikë politike. Edi Rama po provokon opozitën dhe faktorin ndërkombëtar. E hedh si tezë e tërhiqet në fund duke mos marrë përgjegjësitë.

LEXO EDHE:  “Burgu është i tepërt”/ Deputeti i kundërvihet Ramës, mesazhi për qytetarët

LEXO EDHE:  Foto-Si e kaloi Rilindja Fahriun, nga paçeja tek byreku

Rama mesa duket e ka kuptuar se nuk mund të jetë në ndryshim me eren dhe era është për hapjen e sistemit.

Ne mendojmë se vetëm hapja e listave është i pamjaftueshëm, por është një hap në drejtimin e duhur.

Por, hapja e listave duhet shoqëruar edhe me korrigjim kombëtar dhe depolitizim të komisioneve”-tha Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Diga po çahet”/ Astrit Patozi: Ja kush është lajmi i mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Diga po çahet”/ Astrit Patozi: Ja kush është lajmi i mirë për shqiptarët

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar përplasjet e fundit politike mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me hapjen e listave zgjedhore, ka theksuar se kjo nuk është kauzë e partive politike, por një aspiratë e qytetarëve shqiptarë.

Në një prononcim për Vizion Plus, Patozi tha se “dy fortesat” janë trembur dhe se lajmi i mirë për shqiptarët sipas tij është diga po çahet.

“Hapja e listava nuk është një kauzë e partive politike, por është e qytetarëve shqiptarë. Fakti është se dy fortesat i kam parë të trembura. Më parë as bëhej fjalë të flitej për hapje të listave e ndryshim të sistemit, ndërsa tani dy ushëheqësit janë në një garë të ethshme për t’i lënë njëri-tjetrit në prehër përgjegjësinë e mos hapjes së listave nëse ndodh. Dhe ai që mund të arrijë një rezultat të marrë meriten.

LEXO EDHE:  Rama nuk heq dorë/ Tjetër porosi për Veliajn: Nesër rregullo kanalin!

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e radhës/ Ja çfarë do të bëjë Lulzim Basha të hënën

Por, lajmi i mirë për shqiptarët është se diga po çahet. Hapja e luistave si një aspiratë e popullit shqiptar, është një gjë që nuk mund të mbahet më dhe këtë e kanë kuptuar edhe dy udhëheqësit, që janë pengmarësit më të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri”-tha Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE