Premier Liga
VIDEO/ Lampard me dhimbje koke, Shefilld shtang Çelsin dhe i komplikon Champions

Ndeshjet e sotme në kampionatin anglez kanë dhuruar një rezultat shumë të rëndësishëm pasi Shefilld Junajtid ka mundur Çelsin me rezultatin 3-0 dhe i ka krijuar telashe skuadrës së Lampard për kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Blutë tashmë e shohin veten me 1 pikë më shumë se Leisteri dhe 2 se Mançester Junajtid, por me një ndeshje më shumë të luajtur dhe mund të bien direkt në vendin e pestë që këtë fundjavë.
Shefilld, i cili për vete është në kërkim të një pjesëmarrje në Ligën e Europës, shënoi golin e avantazhit me anë të MekGoldrik që në minutën e 18 e më pas me MekBërni dyfishoi shfirat po në fraksionin e parë të lojës. MekGoldrik në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë duke i dhuruar suksesin 3-0 ekipit të tij që ngjitet kësisoj në vendin e 6 në renditje dhe krijon distancë sigurie sidomos nga Arsenali, ekipi që i ndjek.
Me tre ndeshje të mbetura ndaj Noruiç, Liverpulit dhe Ullvërhempton, Çelsi duhet të bëjë mirë llogaritë pasi nuk i lejohet më asnjë hap fals, duke shpresuar që tashmë të jenë kundërshtarët që bëjnë të tillë.
Lajme të Rekomanduara:

E shkarkuan nga stoli i Chelseat, Broja i shkruan Lampardit
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikutë Çelsit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanelën blu në Premier Ligën vitin e kaluar....

VIDEO / Kupa FA dhuron spektakël, Mançester Junajtid eliminon Liverpulin
Mançester Junajtid ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme përballë rivalëve historikë të Liveprulit, duke i eliminuar nga Kupa FA pas një ndeshje spektakolare mes...