Seria A
VIDEO/ Atalanta dhuron spektakël, 2 penallti nderojnë Juventusin dhe Ronaldon

Është mbyllur takimi i Serie A mes Juventusit dhe Atalantas, me rezultatin e barabartë 2-2. Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa për Atalantan shënuan Zapata dhe Malinovskyn.
Zapata në fakt, shënoi një gol shumë të bukur, duke treguar gjithë forcën e tij e duke vendosur rezultatin e pjesës së parë në 0-1. Në të dytën, Ronaldo shënoi me penallti në minutën e 53-të, duke barazuar.
Malinovsky, i ardhur nga stoli, riktheu avantazhin për Atalantan në minutën e 81-të, ndërsa në sekondat e fundit, Ronaldo shënoi sërish me penallti, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2.
FT: JUVENTUS-ATALANTA 2-2
Lajme të Rekomanduara:

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...

VIDEO/ Derbi dramatik, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të
Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku u përfshinë...