LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

11 Korrik 2020, 15:27, Sociale CNA
Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën,

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s?mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

?Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike?.?, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

?Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit?, tha Qosja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga