Connect with Us

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Politikë

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Publikuar

-

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si përgjegjësja kryesore për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

LEXO EDHE:  Cilat janë ankesat kryesore të qytetarëve të Durrësit?/ Rama publikon raportin

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Imzot George Frendo thirrje të fortë politikës/ “Më shumë kujdes për shëndetin e popullit”

Publikuar

-

Nga

Imzot George Frendo thirrje të fortë politikës/ “Më shumë kujdes për shëndetin e popullit”

Arqipeshkvi, Imzot George Frendo, ka bërë një thirrje të fortë, duke marrë shkas nga situata shëndetësore në vend.

George Frendo kritikon qeverinë për masat që po merr aktualisht për pandeminë, ndërsa kujton izolimin në kohën kur shifrat e të infektuarve kanë qenë edhe më të ulëta.

Duke cituar eprorin general të Jezuitëve Atë Arturo Sosa, ai deklaron se “demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Arqipeshkvi këshillon qeverinë që të ketë më shumë kujdes për shëndetin e popullit.

“Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.



A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobuzët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionat ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

LEXO EDHE:  Cilat janë ankesat kryesore të qytetarëve të Durrësit?/ Rama publikon raportin

LEXO EDHE:  Cilat janë ankesat kryesore të qytetarëve të Durrësit?/ Rama publikon raportin

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e Shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë. Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!”, shkruan Imzot George Frendo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vajza i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi padit Vajza i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ben Blushitpor duhet të hetohet vetë nga SPAK

Nuk kanë të sosur skandalet me drejtorin e “Top-Channel”, Ben Blushi. I radhës është ai i falsifikimit të firmës së vajzës së tij  për blerjen e një pasurie në qytetin e Korçës. CNA.al zbulon se në aktin e shit-blerjes, firma e Natali Blushit është falsifikuar, pasi vetë ajo nuk ka qenë në Shqipërinë në momentin që është bërë transaksioni.

Ngjarjet zhvillohen në fund të muajit maj, kohë kur sistemi TIMS provon se bija 20-vjeçare e Blushit nuk mund të ishte në zyrën e noteres Violeta Sulkaj, por në Londër, aty ku vazhdonte shkollën.

CNA.al ka sjellë një ditë më parë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij. Dje ne midis rreshtash konstatuam se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Prona në Korçë

Zbulimet në sistemin TIMS

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airëays, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, TIMS

Por, çfarë ndodh?

Sipas dokumentave të mëposhtme, të cilat ne i kemi publikuar ditë pas dite rezulton se Natali Blushi, duke mos qënë në Shqipëri, por duke qënë jashtë është bërë pronare e një pasurie rreth 133.8 metër katëror dhe rreth 60 metër garazh, të cilat janë kthyer më pas në ambiente shërbimi të njësisë tregtare.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Jorida Tabaku: Reforma është shumë larg ideales

LEXO EDHE:  Qeveria sulmon koncensionarin/ Tabaku: Rama loboi fort për të

Sipas vetë të dhënave të deklaruara nga vetë Zoti Blushi, babai i Natalisë, rezulton se vajza e tij studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.

Kontratat e shitjes në zyrën e noteres Violeta Sulkaj janë firmosur në 28 dhe 29 maj, nga shtetasi Andon Dhima, ndërsa Natalia shkonte në shkollë në Londër. (Lexo këtu)

Për këtë shit-blejre, për këtë akt noterial, janë bërë edhe transaksionet përkatëse. Sipas deklarimeve të vetë Blushit, i cili thekson se i ka paguar ai paratë.



Por, në të dyja aktet e shit-blerjes është emri dhe firma e vendosur nga Natali Blushi.

Pra, si ka mundësi që Natali Blushi sipas të dhënave në TIMS, ajo ndodhej në Londër, dhe nga ana tjetër në Shqipëri firmosej një kontratë shit-blerje?

Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit?

Ne kemi raportuar sesi firma e Natali Blushit, në të paktën dy dokumente ishte e ndryshme. Dhe i hymë më thellë investigimit tonë dhe rezulton se në ditën që është bërë shitja e pasurisë nga shtetasi Andon Dhima në drejtim të Natali Blushit, kjo e fundit nuk ka qënë në Shqipëri dhe akti i shit-blerjes ka ndodhur pikërisht kur ajo ndodhej në Londër, gjë të cilën e konfirmon edhe sistemi TIMS.

Ben Blushi, noterja, bashkëshortja e Benit? Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit në aktin e shit-blerjes?

Prokuroria tashmë ka një fakt dhe kjo e pakontestueshme. Falsifikimin e firmës së Natali Blushit. Provat janë të thjeshta. Sistemi TIMS dhe akti i shit-blerjes.

Tani nuk ngelet gjë tjetër, veçse Ben Blushi të shkojë në prokurori, apo bashkëshortja e tij, apo vetë noterja e cila është pjesa më skandaloze e këtij akti falsifikues, të mbajë përgjegjësi para ligjit për një kontratë shit-blerje fiktive, me firmë falso, me një vlerë qesharake, për një pasuri që vlen të paktën 500 milionë lekë, në qendër të Korçës. /CNA.al

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Para ka, po ndahen me oligarkët”/ Teliti e thotë hapur: Inceneratori mori dje 890 mijë euro

Publikuar

-

Nga

“Para ka, por po ndahen me oligarkët”/ Teliti e thotë hapur: Inceneratori mori dje 890 mijë euro

“Para ka, por ndahen me miqtë e me oligarkët”. Kështu deklaron ish-deputeti i Partisë Demokratike Dorjan Teliti, i cili zbulon se Inceneratori i Tiranës ka marrë dje pagesën e rradhës.

Teliti thotë se qeveria i ka dhënë dje inceneratorit pagesën 890 mijë euro për PPP-në, ndërsa pretendon se gjatë 5 muajve të pandemisë koncesionari ka marrë 3.9 milionë euro.

“Qeveria nuk “zhgënjen” asnjë ditë. Me tërmet apo pa tërmet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjëherë. Vetëm dje, Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesën e rradhës nga thesari i shtetit. Vetem dje janë paguar 890 mijë euro për këtë PPP. Gjatë 5 muajve të pandemisë (nga 10 marsi e deri më sot), ky koncesionar mik i ngushtë i qeverisë ka marrë nga taksat tona plot 3.9 milionë euro”, shkruan ai në rrjeett sociale, ndërsa tregon si duhej të shpenzoheshin këto para.



“E çfarë mund të bëhej me 3.9 milionë euro? Thjesht dy veprime, ose me këto para mund të paguheshin me pagën 40 mijë lekëshe plot 12 mijë kryefamiljare që kanë humbur vendin e punës, ose mund të bliheshin 260 respiratorë aq të nevojshëm për t’i bërë ballë sfidës shëndetësore.

LEXO EDHE:  Tabaku i “përplas në fytyrë” të vërtetën Ramës/ Ata që u pushuan nga puna kanë zbatuar vizionin e PS

LEXO EDHE:  Qeveria sulmon koncensionarin/ Tabaku: Rama loboi fort për të

Sjellje e turpshme e qeverisë. Morën 1 miliardë euro borxh gjatë pandemisë, ndërkohë që për ekonominë dhanë vetëm 100 milionë euro. Braktisën shëndetësinë, qytetarët në nevojë dhe bizneset për të financuar pa ndërprerje miqtë oligarkë.

Boll meë. Mjaft me grabitjen dhe varfeërimin e shqiptarëve. Normaliteti, konkurenca e lirë dhe e ndershme, vëmendja ndaj nevojtarëve dhe klimë pozitive për bizneset, mbështetje të ekonomisë dhe sektorëve të saj, janeë sot kolonat kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar dhe në momentin që do te jemi në drejtim të punëve ato të të bëhen realitet”, nënvizon demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE