Connect with Us

“Sormani e mbushi kupën sot, nuk je gjeneral, por kapter i dështuar”, shpërthen ish-sulmuesi i Partizanit

Sport

“Sormani e mbushi kupën sot, nuk je gjeneral, por kapter i dështuar”, shpërthen ish-sulmuesi i Partizanit

Publikuar

-

Partizani nuk ia doli të merrte fitoren në derbi ndaj Tiranës për çështje minutash teksa u barazua në fund nga Ernest Muçi. Megjithatë, të kuqtë mund të kënaqen me paraqitjen pozitive duke marrë parasysh edhe të gjithë problematikën që i shoqëroi para sfidës.

Pesë futbollistë rezultuan me COVID-19, ndërsa trajneri Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli. Pikërisht, ky aspect ka nervozuar tejmase një ish-futbollist të të kuqve si Edmond Dosti.
Legjenda e klubit nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se italiani me veprimin e sotëm e mbushi kupën dhe se ai nuk është një gjeneral, por një kapter i dështuar.
Reagimi i Dostit:

“Bravo cuna sot keni luajtur mire ishim superior, e meritonit qe te fitonit, Forza Cuna PMTP.Sot Sormani e mbushi kupen ti jo qe nuk je tranjer po as njeri tradhetove ekipin ne ndeshjen me te rendesishme nuk je Gjeneral por kapter i deshtuar”, shprehet Dosti në reagimin e tij pas ndeshjes me Tiranën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Aqifi

    11 Korrik, 2020 at 4:10 pm

    KY po qe eshte koke e madhe, kur flet ky dhe pordhet tremben.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Një tjetër kampion bote në MLS, Bekam përgatit goditjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas Bleis Matuidi duket se një tjetër kampion bote mund të përfundojë në Amerikë.

Bëhet fjalë për Mario Gëcen që mund të transferohet tek ekipi i Dejvid Bekam në MLS, Inter Majemi.



Lajmi është dhënë nga “Bild”. Ish- lojtari i Dortmund për momentin është pa ekip dhe është në listën e disa skuadrave.

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Tirana si kampion, Edon Hasani i surprizon të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë.  Ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë, raporton “Panorama Sport”.



Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e rid he ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet klubi shqiptar, konfirmohen 5 futbollistë me Koronavirus

Publikuar

-

Nga

Situatë kaotike në futbollin kosovar. Klubi i Gjilanit që drejtohet nga Gentjan Mezani, ka konfirmuar që pesë futbollistë kanë dalë pozitiv. Ka qenë drejtori ekzekutiv i klubit, Sevadil Robelli, i cili për mediat kosovare, ka pohuar se plot 5 futbollistë janë prekur me Koronavirus, teksa ka shtuar se ditën e nesërme ata do t’iu nënshtrohen testeve të tjera.

“Është e vërtet që janë infektuar pesë futbollistë pas rezultateve që kemi marrë. Për shkak të privatësisë nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike emrat e lojtarëve. Sigurisht që jemi pak të befasuar dhe duhet që sërish t’i ritestojmë lojtarët gjatë të mërkurës. Jemi afër ndeshjes dhe sigurisht që në një mënyrë jemi paska të frikësuar se çfarë mund të ndodh. Këto raste kanë ndikuar edhe te lojtarët e tjetër që janë testuar negativë dhe në atmosferën e ekipit”.



Kujtojmë që Gjilani më 20 gusht pritet të luajë ndaj Tre Penes në San Marino në fazën e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës. Sot UEFA anuloi ndeshjen parakualifikuese të Dritës në Ligën e Kampionëve, pasi 2 futbollistë rezultuan pozitivë.

LEXO TE PLOTE