Connect with Us

Situatë kaotike/ Futbollisti shqiptar me Koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë. Shtyhet ndeshja e kampionatit

Sport

Situatë kaotike/ Futbollisti shqiptar me Koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë. Shtyhet ndeshja e kampionatit

Publikuar

-

Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.

Kryeziu ishte rasti i parë me Koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Sormani e mbushi kupën sot, nuk je gjeneral, por kapter i dështuar”, shpërthen ish-sulmuesi i Partizanit

Publikuar

-

Nga

Partizani nuk ia doli të merrte fitoren në derbi ndaj Tiranës për çështje minutash teksa u barazua në fund nga Ernest Muçi. Megjithatë, të kuqtë mund të kënaqen me paraqitjen pozitive duke marrë parasysh edhe të gjithë problematikën që i shoqëroi para sfidës.

Pesë futbollistë rezultuan me COVID-19, ndërsa trajneri Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli. Pikërisht, ky aspect ka nervozuar tejmase një ish-futbollist të të kuqve si Edmond Dosti.
Legjenda e klubit nëpërmjet një postimi në Facebook thekson se italiani me veprimin e sotëm e mbushi kupën dhe se ai nuk është një gjeneral, por një kapter i dështuar.
Reagimi i Dostit:

“Bravo cuna sot keni luajtur mire ishim superior, e meritonit qe te fitonit, Forza Cuna PMTP.Sot Sormani e mbushi kupen ti jo qe nuk je tranjer po as njeri tradhetove ekipin ne ndeshjen me te rendesishme nuk je Gjeneral por kapter i deshtuar”, shprehet Dosti në reagimin e tij pas ndeshjes me Tiranën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria e Parë/ Duele interesante, ja 6 sfidat që do të luhen sot

Publikuar

-

Nga

Do ët luhen ditën e sotme 6 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku nuk mungojnë sfidat interesante.

Në grupin A, për fazën “play-off”, Besëlidhja pret në shtëpi Kastriotin, me këta të fundit që kanë siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superiore dhe lezhjanët do kërkojnë fitoren me çdo kusht. Ndeshja tjetër e kësaj faze në të njëjtin grup, është edhe ajo mes Korabit dhe Erzenit, që pritet të jetë shumë e luftuar.

Në grupin A, për fazën ”play-out”, Dinamo do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Burrelit në transfertë, në mënyrë që të largohet nga zona e rënies. Në ndeshjet tjetër, Veleçiku luan në transfertë Egnatian.

Në grupin B, për fazën “play-out”, spikat sfida Apolonia-Pogradeci, me liqenorët që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të qëndruar në vendin e dytë, duke ditur që fierakët tani edhe matematikisht janë në Superiore. Lushnja gjithashtu do të kërkojë fitoren ditën e sotme, teksa përballet me Besën jashtë.

“PLAY OFF”

JAVA E 23-TË/ SOT

BESËLIDHJA-KASTRIOTI 17:30

KORABI-ERZENI 17:30

“PLAY OUT”

JAVA E 23-TË/ SOT

BURRELI-DINAMO 17:30

EGNATIA-VELEÇIKU 17:30

TËRBUNI PUSHIM

“PLAY OFF”

JAVA E 23-TË/ SOT

APOLONIA-POGRADECI 17:30

BESA-LUSHNJA 17:30

LEXO TE PLOTE

Sport

Braktisi ekipin para derbit, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin Sormani

Publikuar

-

Nga

Nuk ishte parë e dëgjuar që një trajner nga frika komplekse të braktisë ekipin pikërisht disa orë para ndeshjes më të rëndësishme për një ekip, që është derbi. Trajneri Adolfo Sormani së bashku me dy ndihmësit e tij nga Italia duke parë situatën e fundit ku “COVID-19” mbërtheu klubin, fillimisht nuk pranuan të drejtojnë ekipin në seancën e fundit stërvitore.Sormani

Nga frika e infektimit të mundshëm, ndonëse kishin rezultuar negativë, trajneri Sormani dhe ndihmësit e tij e lanë ekipin në baltë edhe në ditën e derbit. Para jetës njeriu nuk vendos asnjë punë dhe në këtë rast stafi italian me në krye Sormanin mund të ketë gjithë të drejtën e Zotit, por nga mënyra se si erdhi, kur gjithë të tjerët ishin prezent, braktisja e tyre në një ndeshje jete siç janë derbet, lë shenja.
Kjo gjë dihej se do të ndodhte një ditë në futbollin post-Koronavirus dhe trajneri me klubin duhet ta kishin zgjidhur më herët këtë kusht frike. Gjersa Sormani pranoi të drejtonte ekipin pas 3 qershorit, i binte që ai dje duhet të ishte në pankinë.Sormani Kalari

Me shumë mundësi me këtë braktisje Sormani dhe stafi i tij kanë vetëfirmosur largimin dhe mbase që dje ata kanë filluar të bëjnë gati valixhet dhe në ditët në vijim të kapin fluturimin e radhës për të shkuar në Itali dhe për të nisur pushimet verore sipas standardit dhe rregullave të tyre të jetës. Ndaj në tri javët e mbetura pritet që Kalari të mbyllë sezonin plot “të zeza” për të kuqtë.

LEXO TE PLOTE