Connect with Us

Përdorimi i maskave kundër Covid-19/ Studimi i fundit që i ndryshoi mendim edhe Piperos

Shëndeti

Përdorimi i maskave kundër Covid-19/ Studimi i fundit që i ndryshoi mendim edhe Piperos

Publikuar

-

Përdorimi i maskave kundër Covid-19/ Studimi i fundit që i ndryshoi mendim edhe Piperos

Mjeku infeksionist, profesor Pëllumb Pipero ka folur sot sërish për rëndësinë e mbajtjes së maskave aty ku nuk mund të ruhet distanca, si mënyra e vetme për t’u mbrojtur ndaj Covid-19.

iI ftuar në studion e lajmeve në News 24, Pipero tha se studim ii fundit i disa mjekëve drejtuar OBSH-së, se virusi qëndron në ajër e ka bërë edhe atë të ndryshojë qëndrim dhe të rekomandojë mbajtjen e maskës kudo, qoftë edhe në rrugë.

Ndërsa sa për dorezat, ai shtoi se nuk janë të rekomanduara të mbahen.

“Maska është e nevojshme aty ku nuk ruajmë dot distancën. Është e mërzitshme dhe e lodhshme mbajtja e saj por është zgjidhja e vetme që kemi për të mbrojtur jetën. Është parë si zgjidhje mjaft efektive. OBSH është një organizëm mbarëkombëtar dhe përgjegjës për shëndetin e globit. Udhëzimet e saj duhen zbatuar se bëhet fjalë për një virus që ka pasur shumë të panjohura. Ka pasur edhe keqkuptime. Gjithësesi unë si specialist në ISHP në parim jam kundër mbajtjes së maskë në rrugë. Për shkak të bashkëjetesës me këtë virus, unë them që maska duhet të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, pra ta kemi me vete atë për ta përdorur në ambientet e mbyllura, pra kudo që nuk ruajmë distancën, duhet të kemi maskën.

LEXO EDHE:  A është koronavirusi, një histori e përsëritur e pandemisë së vitit 1918?

Letra e fundit e shumë shkencëtarëve që thonë se COVID 19 qarkullon në ajër, më bën të mendoj që ta mbajmë edhe në rrugë. Kam qënë kundër, por ajo maskë na mbron. Është e vetmja zgjidhje sot. Dorezat nuk i rekomandojnë studimet. Ato e mbajnë më gjatë virusin nëse bie në kontakt me të. Njëlloj infektohemi nga dorezat nëse prekim me to sipërfaqe të infektuara”,- tha profesor Pipero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shifra alarmante/ Vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante/ Vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid-19

Në vendin tonë vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë testuar 420 persona si të dyshuar të prekur nga Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 93 raste.

“Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Ngjela: Krenarë për mjekët shqiptarë, do ta frenojnë virusin  

LEXO EDHE:  Siguria kombëtare duhet të ripërcaktohet në botën post-pandemisë

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Bino: Mendoj mbylljen në fundjavë!

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava.

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme.

“Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

Sipas saj, masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

LEXO EDHE:  Shkon në 9 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Psikologji/ Mërzia është thjesht mungesë vëmendjeje

“Janë ritme që kërkojnë masa. Të vetmet janë distancimi fizik dhe izolimi. Jemi në një realitet të ri. Realiteti i ri është ky: lokalet janë hapur por distancat duhet të ruhen. Kudo që shkojmë duhet të mbajmë maskë. Në mjediset e mbyllura qarkullon virusi. Bëhen 800-900 teste në 24 orë. Është e rëndësishme rritja e numrit të tyre. Më e rëndësishmja është izolimi i të infektuarve dhe karantina e kontakteve të tij”, tha ajo.

Në fund, Bino apeloi që qytetarët të mos neglizhojnë sëmundjen, pasi ecuria e saj ndryshon nga një pacient në tjetrin.

“Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH: Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotw se transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim, megjithëse përhapja përmes spërklave të personit të infektuar duket se është rruga më e zakonshme e infektimit.

“Infektimi përmes ajrit është një nga mënyrat e transmetimit për të cilën jemi shqetësuar që nga fillimi, veçanërisht në mjediset e kujdesit shëndetësor, ku e dimë se virusi mund të qëndrojë në ajër më gjatë”, tha Maria Van Kerkhove, zyrtare e OBSH-së, në një konferencë për media në Gjenevë.

Të enjten, OBSH-ja tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.
Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të ajrosura pak, tha Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, pranë OBSH-së.

LEXO EDHE:  Ishin për vizitë tek familjarët/ Ambasadorja në SHBA: Mbi 50 shqiptarë humbën jetën nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Pipero hedh poshtë teoritë konspirative/ "Covid-19 është i vërtetë, ja nga ka ardhur"

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve ka akuzuar ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.
“Kemi dashur që OBSH-ja t’i pranojë provat”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, që nënshkroi letrën./CNA.al

LEXO TE PLOTE