Connect with Us

“Nuk na lejohet të shkojmë në Shqipëri”, ndihmësi i Rejës surprizon me rrëfimin për mediat italiane

Sport

“Nuk na lejohet të shkojmë në Shqipëri”, ndihmësi i Rejës surprizon me rrëfimin për mediat italiane

Publikuar

-

Situata kaotike në Shqipëri dhe jo vetëm, për shkak të pandemisë së COVID-19 ia bën thuajse të pamundur stafit të Kombëtares shqiptare, të udhëtojnë drejt vendit tonë, për të nisur përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. Ka qenë ndihmësi i Edi Rejës, Serxhio Porrini, i cili në një prononcim për “TMË” Radio ka konfirmuar këtë situatë, si dhe nuk ka nguruar të tregojë si e zbuluan Kumbullën.

KUMBULLA – Kemi filluar ta monitorjmë par ndeshjeve të Kupës së Italisë, kur Juriç kishte vendosur që ta aktivizonte, përveç formës fizike dhe aftësive teknike, shihet edhe personaliteti i madh që ka. Që në fillim dukej sikur kishte luajtur në Serinë A shumë ndeshje, vëmendja për një djalosh të moshës së tij nuk është diçka e lehtë, kjo është karakteristika e tij më e mirë.

KOMBËTARJA – Gjithçka është ende shumë e vështirë. Kishim në program si staf që të takoheshim me federatën dhe të mendonim si të rritnim lëvizjen futbollistike, por për fat të keq nuk na lejohet ende të mund të udhëtojmë, pasi disa shtete nuk përmbushin parametrat.

Nëse do të shkonim tani në Shqipëri, do të ishim të detyruar të bënim karantinën. Jemi në korrik, ndeshjet zyrtare do të jenë në fillimin e shtatorit dhe nuk është absolutisht e thjeshtë për një kombëtare si e jona, që ka nevojë për skautim dhe të zbulosh ata lojtarë të aftë që të përforcojnë apo të japin diçka më shumë. Pastaj ne trajnerëve shpesh nuk na pëlqejnë gjërat e thjeshta, do të bëjmë të pamundurën për të bërë gjithçka sa më mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Dy gola në pjesën e parë, Laçi nuk djersin shumë ndaj Luftëtarit

Publikuar

-

Nga

Sot zhvillohen tre ndeshjet e fundit të javës së 33-të në Superiore. Laçi-Luftëtari do të nisë në orën 17:45, ndërsa në mbrëmje (20:45) zhvillohen duelet Kukësi-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Bardhezinjtë kurbinas nuk pritet të hasin probleme përballë ekipit gjirokastrit, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë. Armando Cungu dhe Neritan Novi kanë zgjedhur titullarët për ndeshjen e sotme, teksa nuk mungojnë ndryshimet.

HT: LAÇI – LUFTËTARI 2-0

Kuka 2′ (ag),  Xhixha 40′ 

GOLI I DYTE on Vidnews.

goli i pare on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stajila, Turkaj, Marku, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

LUFTËTARI: Basha, Dragoshi, Isufi, Lala, Kuka, Qato, Hyseni, Duka, Lika, Brahimlika, Oshafi, Mehmetllari. Trajner : Neritan Novi.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpooli “fik motorët”, zhgënjen ndaj Burnley në Anfield

Publikuar

-

Nga

Liverpooli duket se ka fikur motorët pas fitores së titullit kampion. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Burnleyt. Një sfidë e dominuar nga skuadra vendasve që nuk fiton në Anfield, pavarësisht se ishte në zotërim të sfidës.

Pjesa e parë pa “Redsat” që dominuan krejtësisht, por sulmet e tyre u ndalën nga portieri Pope. Ky i fundit i mohoi një gol të sigurt Salahs, ndërsa duhet të vinte minuta e 34′ që Robertson të zhbllokonte shifrat. Ai mori një top fantastik nga Fabinho dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Liverpooli u mundua që të shënonte golin e dytë, por ishin miqtë që barazuan me Rodriguez. Ky i fundit goditi mjaft mirë një top të mbetur në zonë dhe përshëndeti rrjetën për 1-1. Liverpooli tashmë ka 93 pikë dhe është në ndjekje të rekordit të Manchester City-t me 100 pikë. Në 3 ndeshjet e fundit duhet të fitojë për t’ia dalë mbanë.


LEXO TE PLOTE

Premier Liga

ZYRTARE/ Një skuadër bie matematikisht nga Premier League

Publikuar

-

Nga

Dy sfidat e orës 13:30 në Premier League, kanë pasur një rëndësi të madhe sa i takon luftës për mbijetesë. Watford u përplas me Newcastle, ndërsa Norwich me West Ham. Ekipi i Watford arriti të fitojë 2-1 kundër Newcastle, falë dy penalltive.

Ishin “Qymyrxhinjtë” miq ata që shënuan të parët, me anë të Gayle në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë, kapiteni Deeney shënoi dy herë me penallti për të marrë tre pikët e arta. Watford ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 6 pikë më shumë se zona e ftohtë.

Ndërsa Norwich, ka rënë zyrtarisht nga Premier League, pas humbjes 0-4 ndaj West Ham. “Çekiçët” u treguan të pamëshirshëm dhe autor i katër golave ishte Michail Antonio. Me tre ndeshje të mbetura, Norwich bie matematikisht në Championship dhe me shumë gjasa, do e mbyllin në vend të fundit.

LEXO TE PLOTE