Connect with Us

Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence

Shëndeti

Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence

Publikuar

-

Eksperimenti/ Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë vaksinën.

Kjo nënkupton se fundi i pandemisë dhe kthimi i njerëzve në punë nuk realizohet thjesht me një sukses të shkencës. Kërkohet punë e madhe edhe me opinionin publik.

Miliarda dollarë po shpenzohen për të zgjidhur aspektin mjekësor, por nuk ka pasur investime për të zgjidhur aspektin social, sipas një raporti të ri.

“Nuk mjafton thjesht një vaksinë që rezulton e suksesshme në prova klinike. Duhet që vaksina të pranohet nga shoqëria,” thotë bashkautorja e studimit Monica Schoch-Spana, antropologe dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore pranë Universitetit Johns Hopkins.

Shkencëtarët po punojnë me ritme të papara drejt zhvillimit të një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër koronavirusit. Por “nuk po bëhet punë e mjeftueshme për të kuptuar faktorët njerëzorë,” thotë shkencëtarja.

Prandaj ajo së bashku me 22 hulumtues të tjerë, ndër të cilët epidemiologë, vaksinologë dhe sociologë të njohur, përgatitën një raport për të treguar ku çalon puna.

“Duke pasur parasysh sa e rëndësishme është vaksina si dhe klimën e besimit publik, nevojiten masa shtesë,” thotë ajo.

Politika në Opinionin Publik

Kundërshtarët e vaksinave “kanë qenë shumë të efektshëm me lëvizjen e tyre për t’u bërë rezistencë vaksinave, duke e përzier me elementë të tjerë politikë,” që lidhen me COVID-19, si protestat kundër urdhrave për mbylljen e aktivitetit ekonomik si dhe mos vënien e maskave, vë në dukje L.J. Tan, bashkëkryetar i koalicionit publik-privat “Takimi për Vaksinim kundër Gripit”.

Disa nga komentet e administratës Trump nuk kanë ndihmuar për të krijuar besim, thotë zonja Schoch-Spana.

Për shembull, fakti që programi për vaksinën u pagëzua Operacioni Shpejtësi Marramendëse krijon përshtypjen se po vihet theksi tek shpejtësia mbi sigurinë.

Administrata ka minuar autoritetin e ekspertëve të shëndetësisë duke këmbëngulur se hidroksiklorokuina jep rezultat kundër COVID-19, megjithëse studime rigoroze provonin të kundërtën. Komente të tjera se rrezet ultravjollcë apo klori ishin kura të suksesshme kanë qenë githashtu të dëmshme, thotë raporti.

Një anketë arriti në përfundimin se nëse Presidenti Trump flet pozitivisht për një vaksinë, 36 për qind e të anketuarve shprehen se do të ishin më të rezervuar për ta bërë vaksinën, ndërsa 14 për qind thanë se do të ishin më të gatshëm për t’u vaksinuar.

Epidemiologjia në baza komunitare

Komunitetet me ngjyrë, të cilat po vuajnë në ritme shumë më të larta goditjen e koronavirusit, janë gjithashtu më rezistente ndaj vaksinës. Anketat tregojnë se 25-44% e afrikano-amerikanëve thonë se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit.

Kjo shihet pjesërisht si rezultat i eksperimenteve jo-etike të zhvilluara me afrikano-amerikanë në shekullin XX, “një trashëgimi e akteve të paligjshme, të pamoralshme që sot kanë lënë pas mosbesimin,” thotë shkencëtarja Schoch-Spana, duke shtuar se ky mosbesim shtohet nga diskriminimi me të cilin ndeshet ky komunitet në sistemin shëndetësor.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero publikon grafikun/ Kur nis rënia e kurbës së të infektuarve

Zyrtarët e shëndetësisë po komunikojnë me organizatat jofitimprurëse në komunitete, me kisha, grupe aktiviste lokale, madje edhe me sallonet e bukurisë e berberët e lagjes për t’i nxitur të mbështesin fushatën për vaksinim.

“Banorët mblidhen në këto qendra e biznese e diskutojnë, madje marrin vendime për shëndetin,” thotë zonja Schoch-Spana.

Me afrimin e vjeshtës afron edhe sezoni i gripit. Zyrtarët po përpiqen të zgjerojnë vaksinimin kundër gripit. Siç shprehet zoti Tan, synimi është të eliminohet gripi nga ekuacioni, pasi kombinimi i gripit me COVID-19 do ta stresonte tej mase sistemin shëndetësor.

“Kemi vënë në funksionim infrastrukturë dhe sisteme shumë të mira, që funksionojnë, megjithatë ato nuk po funksionojnë si duhet. Komunitetet me ngjyrë vaksinohen në përqindje më të ulta kundër gripit se grupet e tjera. Nëse përmirësohet situata e vaksinimit kundër gripit, do të ketë shanse më të mira edhe lufta kundër COVID-19” thotë shkencëtari.

Përse nuk funksionojnë fushatat e informimit?

Komunikimi direkt me anëtarë të komuniteteve që gëzojnë respektin e banorëve përgjithësisht është metodë më e efektshme se sa fushatat e informimit që përpiqen të rrisin besimin e popullatës tek vaksinat, apo që përpiqen t’i nxisin njerëzit të tregohen më të kujdesshëm për hir të të tjerëve që janë të rrezikuar, thotë Noel Brewer, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

“Duket qartë në analiza se metodat e bindjes së popullatës nuk kanë rezultat të mirë në rastin e vaksinave,” thotë ai. Zoti Brewer është bashkautor i një raporti mbi rezistencën ndaj vaksinave.

“Më të efektshme për shtimin e ritmeve të vaksinimit janë sistemet që zbatohen me lehtësi, tek të cilat kanë qasje sa më shumë njerëz”.

Këtu përfshihen vaksinimi në pika të pazakonta, si në kisha, qendra të komunitetit, apo klinika ambulante, thotë zonja Schoch-Spana.

“Nuk mjafton thjesht të shkosh në farmaci dhe të vaksinosh njerëzit. Duhet të shkosh në pika ku njerëzit ndjehen më të çlirët, më të sigurtë, në vende të njohura për ta”.

Pasi të identifikohet vaksina kundër COVID-19, sasitë fillestare do të jenë të pamjaftueshme për të gjithë.

“Fillimisht do të jetë e nevojshme të merret vendimi se kush do të vaksinohet me sasitë e para. Këtu nuk flitet thjesht për llogaritje tenike, por edhe për një analizë bazuar në vlerat sociale,” thotë zonja Schoch-Spana.

Në klimën aktuale politike, këto vendime duhet të merren me transparencë dhe përgjegjshmëri, thotë ajo. “Sistemet duhet të krijohen në një formë të drejtë, në një mënyrë që popullata e kupton se janë sisteme të drejta”.

Një fushatë e suksesshme do të ketë më shumë përfitime se sa thjesht luftën kundër koronavirusit:

“Nëse realizohet mirë fushata e vaksinimit, nuk do të shërbejë thjesht për të mbrojtur shëndetin e popullatës, por do të rikthejë edhe besimin e njerëzve tek autoritetet, strukturat e shëndetit publik dhe shkenca që prodhon vaksina,” thotë ajo./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19/ Vret më pak se gripi sezonal

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19/ Vret më pak se gripi sezonal

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale komenton shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga virusi i ri. Mjeku thotë se Covid-19 vret më pak se gripi i zakonshëm dhe këtë deklaratë e mbështet në të dhënat e publikuara nga Institutit i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid. Ky studim paraqet përqindja e vdekshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

Shkrimi i mjekut epidemiolog

E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!

Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë.

Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare.

Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:
CFR (case fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).
IFR (infection fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.

Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit)

LEXO EDHE:  Video-Parashikoi rënien e Haradinajt, Kurtit dhe vendimin e Kushtetueses/ Publicisti bën paralajmërimin e katërt

LEXO EDHE:  Video-Parashikoi rënien e Haradinajt, Kurtit dhe vendimin e Kushtetueses/ Publicisti bën paralajmërimin e katërt

Institutional Review Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)—



Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

IFR te meshkujt:
👉 0–9 vjeç = 0.00%
👉 10-19 vjeç = 0.00%
👉 20-29 vjeç = 0.01%
👉 30-39 vjeç = 0.03%
👉 40-49 vjeç = 0.09%
👉 50-59 vjeç = 0.38%
👉 60-69 vjeç = 1.50%
👉 70-79 vjeç = 4.95%
👉 ≥80 vjeç = 11.62%

IFR te femrat:
👉 0–9 vjeç = 0.00%
👉 10-19 vjeç = 0.00%
👉 20-29 vjeç = 0.01%
👉 30-39 vjeç = 0.02%
👉 40-49 vjeç = 0.05%
👉 50-59 vjeç = 0.17%
👉 60-69 vjeç = 0.53%
👉 70-79 vjeç = 2.01%
👉 ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal.  Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.

————————–

Element tjetër që vërehet në studim është infektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”!

Kjo është dinamikë normale e popullatës: Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë;
Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu në Lezhë: Fuqizojmë spitalet rajonale për përballimin e situatës së Covid19

Publikuar

-

Nga

Manastirliu në Lezhë: Fuqizojmë spitalet rajonale për përballimin e situatës së Covid19

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid19.

“Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID3 dhe COVID4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të pajisjeve të reja të reanimacionit dhe rinovimin e plotë të aparaturave në spitalin e Lezhës, Manastirliu tha se po vijojnë investimet për të fuqizuar spitalet rajonale.

“Po fuqizojmë me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë jo vetëm spitalet universitare por edhe spitalet rajonale, ku shërbimi nuk ka munguar. Qytetarët vijojnë të marrin shërbime në spitalet tona, qoftë ato universitare, qoftë rajonale dhe qoftë ato bashkiake, duke siguruar për mjekët dhe infermierët masat mbrojtjes personale por dhe duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit. Ne do të vijojmë që të rrisim stokun e materialeve të mbrojtjes personale” – tha Manastirliu.



LEXO EDHE:  Kush e ka kaluar virusin krijon imunitet/ Skënder Brataj mban maskë në emision të bindë qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se të gjithë mjekët e politikës apo politikanët e mjekësisë të vijnë ta shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh aty ku bëhet lufta, se si po i rrisim çdo ditë kapacitetet.

LEXO EDHE:  PDIU thirrje Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Të bëhen testime masive në popullatë për Covid-19

“Për të gjithë ata “mjekë të politikës, apo politikanë të mjekësisë” i them që ne jemi këtu, në krye të detyrës. Por ajo çfarë kërkon kjo situatë është më shumë solidaritet. Ndaj, le të vijnë aty ku po bëhet beteja, ku po bëhet lufta, në spitalet tona dhe të shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh. Se si po rrisim kapacitet çdo ditë, se çfarë impenjimi ka personeli mjekësor që është në krye të detyrës. Ajo çfarë realisht jemi duke bërë është pikërisht më e mira që ne kemi mundësi brenda gjithë kapaciteteve tona”, tha Manastirliu.

Me pajisjet e reja mjekësore të instaluara në spitalin rajonal të Lezhës janë fuqizuar kapacitetet biomjekësore në shërbimin e reanimacionit duke vendosur, 10 monitorë, respiratorë, respiratorë Bipap, aspirator salle, defibrilator, EKG, pompa infuzioni, shiringa elektrike, ventilator portabël, puls oksimetër, maska CPAP, laringoskopë, oksigjenator, 20 sete intubimi, eko fikse dhe shtretër të rinj plotësisht të pajisur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

Publikuar

-

Nga

Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

Pas lajmit se Rusia ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit dhe reagimeve të ndryshme nga ana e studiuesve dhe ekspertëve në botë ajo është testuar në vetëm 38 njerëz dhe ka rezultuar se ka shumë efekte anësore.

Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail japin detaje se vaksina që prezantoi presidenti rus Vladimir Putin, ka shkaktuar tek të vaksinuarit dhimbje, të vjella, këputje, etj. Në një nga dokumentet e dorëzuar për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë studiuar efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herët se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme.



LEXO EDHE:  “Zgjatja e Fatkeqësisë Natyrore”/ Manjani nxjerr nenet: Nuk mund të bëhet sipas qejfit!

Gjithashtu ka pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vaksinës për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm. Lidhur me këto lajme ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. OBSH i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.
Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE