LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një këshillë miqësore për Bashën”/ Rama mesazh opozitës: Lërini kërcënimet, mos na provokoni

11 Korrik 2020, 11:00, Politikë CNA
“Një këshillë miqësore për Bashën”/

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar sërish sot një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe opozitës jashtë parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa reagon në lidhje me deklaratat e Bashës, i cili është shprehur se ?marrëveshja u prish?, Rama kërkon që të lërë sharjet e kërcënimet.

?Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se, s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…?-shkruan Rama.

Lajmet e fundit nga