Connect with Us

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ “Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin”

Lajme

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ “Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin”

Publikuar

-

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ "Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin"

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Çaushi është prekur nga Covid-19. Përgjigjen se është infektuar e ka marrë këtë të shtunë, ndërsa në sqarim në rrjetet sociale, ai shkruan se “të keqen” e ka kaluar, dhe nxjerr në pah ankesën se përgjigja e testit i është vonuar me 3 ditë.

Çaushi thotë se është në izolim prej 10 ditësh.

 “Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

 Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti-covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mi, bëni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin. Miqesisht Gezim Çaushi”, shkruan Çaushi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“I suksesshëm, i ndershëm dhe impresionues”/ Klodian Allajbeu publikon foton me Vitaly Klitschko

Publikuar

-

Nga

Administratori i spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu ka publikuar një foto me Vitaly Klitschko i cili përveçse kampion boksi është edhe kryebashkiak i Kievit.

Bashkëngjitur fotos, Allajbeu shkruan: “Vitaly Klitschko, 3 herë kampion botë në boks, kryebashkiak i Kievit. I suksesshëm, i ndershëm dhe praktik. Impresionues”



Vitali Klitschko lindi në 19 korrik 1971 në fshatin Belovodskoye në Kirrizi SSR. Në vitin 1984, familja Klitschko u zhvendos në Ukrainë ku Vitaly filloi të merrej seriozisht në sport. Në vitin 1988 ai u diplomua në shkollën numër 69 në Kiev, më pas ai shërbeu në ushtri dhe studioi në Universiteti Pedagogjik Shtetëror Pereyaslav-Khmelnitsky e më pas vazhdoi të shërbente si oficer në ushtrinë ukrainase. Në vitin 1996, ai u transferua në rezervë me gradën kapiten i Forcave Ajrore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Për tre muaj/ Facebook fshin 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Për tre muaj/ Facebook fshin 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit

Rrjeti social Facebook bën të ditur  se 7 milionë postime në 3-mujorin e dytë të këtij viti për shpërndarjen e informacioneve false rreth koronavirusit, përfshirë këtu edhe përmbajtje që promovonte masa parandaluese të rreme dhe shërime të ekzagjeruara.

E gjithashtu ajo ka fshirë shumë postime që përmbanin urrejtje.

Kompania ka fshirë rreth 22.5 milionë postime me përmbajtje urrejtëse, një rritje dramatike prej 9.6 milionë sa ishte në tremujorin e parë. Ajo ia atribuoi këtë përmirësimit të teknologjisë në verifikim.



LEXO EDHE:  Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Facebooku gjithashtu ka fshirë 8.7 milionë postime që lidheshin me organizatat “terroriste”, krahasuar me 6.3 milionë postime sa kishte fshirë në tremujorin e parë.

LEXO EDHE:  Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

Kurse më pak material ka pasur në grupet me “urrejtje të organizuar”: 4 milionë postime në tremujorin e dytë, kurse në të parin kishte fshirë 4.7 milionë postime. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

Të kesh gazetarë të punësuar, dhe t’i përdorësh ata për të shpëtuar lëkurën pasi je marrë me trafik droge, nuk je kolegu i gazetarëve, por turpësisht personi që përdor median dhe kërkon të fshihesh për krimet që ke bërë.

Edhe ata që shpresojnë se duke të mbrojtur se je pronar mediatik dhe opozitar, nuk kanë shpresë. Trafikanti i drogës është trafikant droge, nuk mund të jetë koleg i gazetarëve. Tek “Ora News” punojnë disa dhjetra me dinjitet dhe profesionistë, siç ka dhe palaço apo idiotë që paguhen vetëm se bëjnë hije. Sërish as me ata nuk je dot koleg.

Edhe qytetarët apo opozitarët që përpiqen duke mbrojtur një trafikant droge me argumentin se gazetarët s’duhet të sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë sulm. Ka thjesht zbardhje të të vërtetave për një trafikant droge që faktet i jep SPAK dhe Interpoli.

Më në fund pas shumë vitesh u zbulua se Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu, fakt që fshihej prej tij. Ishte kaq kurajoz në zhdukjen e gjurmëve sa padiste gazetarët që i thoshin se ishte Xhemail Pasmaçiu i arrestuar për drogë.

Ka dhjetra gjyqe që i hapte duke qenë pronar TV-je dhe gjyqtarët e kishin frikë, por sot Xhemail Pasmaçiun e vërtetë nuk e konsideron më askush. Përpiqet të viktimizohet, përpiqet të shpallet koleg i gazetarëve, por në fakt kolegët e tij janë ata që janë arrestuar për drogë, por edhe të akuzuar për terrorizëm. Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është kolegu i gazetarëve, por dikush që në 30 vitet e tranzicionit kaloi nga historitë me nuska te droga.

LEXO EDHE:  BE aparatura të reja për shëndetësinë/ Soreca: Të zbatojmë rregullat, vetëm kështu do ia dalim

LEXO EDHE:  Skenari italian kërcënon Shqipërinë?/ Të ndalim me çdo kusht kërdinë nga COVID-19

Së fundi zgjodhi që të delironte si pronar mediash e koleg gazetarësh. Në fakt është thjesht dhe vetëm një person nën procedim nga SPAK si trafikant droge. Ata që duan ta mbrojnë, thjesht dhe vetëm bëjnë avokatinë e një trafikanti droge. Kushdo zgjedh rolin e tij, të jetë gazetar apo edhe me trafikantët e drogës që kanë shokë dhe ushtarë besnikë. Quhen pjesë e mafies.

Ka që zgjedhin të jenë gazetarë, ka që zgjedhin të jenë edhe përdorues edhe ushtarë të trafikantëve të drogës. Nën efektet e mallit mund t’i quajnë edhe trafikantët kolegë. Çfarë s’ka bërë vaki! /CNA.al

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret?!



Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Koha që Ora-News të publikojë dosjen e drogës të trafikantit Xhemail Pasmaçiu

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

LEXO TE PLOTE