LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mund të qëndrojmë në Superligë", trajneri i Luftëtarit i shtang të gjithë: Kam dëgjuar që...

11 Korrik 2020, 17:59, Sport CNA
"Mund të qëndrojmë në Superligë", trajneri i

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, foli pas humbjes 3-1 ndaj Laçit. Në prononcimin për emisionin ?Gol pas Goli?, tekniku i skuadrës gjirokastrite shpresoi që të ndryshojë skema e kampionati, Superiorja të bëhet me 12 skuadra dhe Luftëtari të shpëtojë.

Situata në skuadër ? Nga Luftëtari i shtatori kanë ikur 12 futbollista me përvojë dhe peshë. Që nga portieri grek te Acka dhe Demo. Nuk është e thjeshtë. Jemi përpjekur dhe munduar me këta lojtarë të rinj. Kam aktivizuar tre 18-vjeçar që luajnë me ekipin e të rinjve. Luajtëm përballë një ekipi të fortë dhe të vështirë. U ndëshkuam që nga dhomat e zhveshjes. Çunat u futën në presion. Kur hëngrëm edhe golin e dytë përfundoi gjithçka.

9 humbje në ndeshjet e fundit dhe e ardhmja ? Nevil Dede e di kush jam unë. Kam ardhur thjesht të respektuar kampionatin si gjirokastrit që jam. E kam detyrim për këtë fanellë. Sa djersë kam derdhur unë për Luftëtarin, këta nuk i kanë pirë gota me ujë. Kam alternativa, kam mundësira. Ai djali që zëvendësoi Kukën në pjesën e dytë është 19-vjeç, e ka grumbulluar dhe Kombëtarja.

Nuk kam firmosur me letra. Vetëm gojarisht kemi rënë dakord. Mund të rrimë edhe në Superligë. Kështu flitet gjithandej. Kemi dëgjuar që mund të bëhet me 12 dhe mos bjerë asnjë nga kategoria. Po nuk u bë, do të ngjitemi prapë në Superligë?, u shpreh Novi.

Lajmet e fundit nga