Connect with Us

“Ministrisë i ka dalë nga kontrolli situata”/ Mjeku Dasho: Po bëhen gafa diletantësh

Shëndeti

“Ministrisë i ka dalë nga kontrolli situata”/ Mjeku Dasho: Po bëhen gafa diletantësh

Publikuar

-

Ndërtimi i spitalit në Fier/ Erion Dasho shtron argumentat: Ja pse nuk realizohet për tre muaj diçka serioze

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, në një lidhje me Fax neës, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën si po menaxhohet situata e krijuar nga pandemia.

Dasho tha se Ministria e Shëndetësisë se e ka humbur kontrollin e situatës, teksa bëri apel për marrjen e masave me urgjencë.

“Masat e para duhet të jetë siguria në spitale, pasi është e pafalshme që njësoj si në fillim në Durrës, spitalet janë gatit ë kthehen në vatra të infeksioneve. Transporti publik që u hap këtë javë dhe që do të mbyllet, është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme, gjysma e udhëtarëve ose nuk mbanin masë ose e mbanin keq. Ne publikut gabimisht jemi duke i thënë të mbajë maska në rrugë dhe jo duke e orientuar që të shmang disa aktivitete. Ministria e Shëndetësisë është duke bërë gafa diletantësh, mendoj se e ka humbur kontrollin e sigurisë, pasi po jep vetëm sugjerimet fillestare që janë të rëndësishme natyrisht por jo e  vetmja rrugë.

Numri i testimeve është më i vogli në Europë, nuk kemi kontroll mbi situatën nëse vijohet me këtë ritëm. Vendet Ballkanike nuk morën masa serioze, menduan se karantina do ta zhdukte virusin, ndërkohë që kemi paralajmëruar se për mënyrën si u aplikua në Shqipëri nuk mund ta izolonte. Në kohën që ishim në karantinë u krahasuan me Gjermaninë, ndërkohë që sot Shqipëria është e 10 vendet e para me numrin më të madh të infeksioneve për 1 milionë banorë.

LEXO EDHE:  Ndërgjegjja nuk funksionoi/ Maskat me detyrim, gati akti normativ

Në Europë e përdoren karantinën për të përdorur në marrjen e masave. Ndërkohë që ne flisnim për përbindësha dhe armikun e padukshëm, Gjermania punoi për të ndërtuar rrjetin shëndetësor. Ishin masa inteligjente që ndërtoi Europa, ata krijuan partneritet me publikun jo ta trembin. Sot me publikun nuk po komunikohet përkundrazi po fajësohet.

Në përgjithësi vjeshta vjen me viruse, janë me dhjetra viruse të tjera që shkaktojnë atë që shkaktojnë virozat e stinës. Më vjen shumë keq që e them situata jonë në raport me Covid-19 është në një mënyrë që kontrollin e ka virusi”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksina kineze anti Covid/ Turqia konfirmon efikasitetin e lartë të Sinovac

Publikuar

-

Nga

Vaksina kineze anti Covid/ Turqia konfirmon efikasitetin e lartë të Sinovac

Mjekët turq konfirmojnë efikasitetin e lartë të vaksinës kineze të firmës Sinovac, e cila sipas tyre parandalon 100% vdekjet dhe shtrimin në spitale.

Ditët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara në spitalet COVID të Stambollit, me qindra njerëz që prisnin në radhë për t’u vaksinuar.

Në spitalin e urgjencës “FerihaOz”, i ndërtuar vitin e kaluar dhe me një kapacitet prej 1008 shtretërish, thonë se kurrë nuk kanë parë një turmë kaq të madhe njerëzish që duan të vaksinohen.

Turqia e filloi fushatën e saj me vaksinën kineze Sinovac më 14 Janar, me përparësi për punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.

Deri në fillim të Prillit, vendi përdori ekskluzivisht vaksinat e kompanisë Sinovac,CoronaVac. Më vonë filloi administrimi i vaksinës së Pfizer-BioNTech dhe asaj ruse Sputnik V. Deri më tani në shkallë kombëtare janë administruar 25 milionë vaksina.

Mjekët turq bien dakord për efikasitetin e CoronaVac dhe kjo mbështetet tek të dhënat e mbledhura në terren.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Dasho: Komiteti i Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, Pipero ka gabuar shumë herë

LEXO EDHE:  Italia regjistron shifra alarmante/ 562 viktima dhe mbi 28 mijë raste të reja me Covid

Rreth 4 000 punonjës të kujdesit shëndetësor morën dozën e dytë të vaksinës në Shkurt. Që nga ajo kohë janë raportuar mes tyre vetëm 60 raste të COVID-19, pa shtrime në spital dhe vdekje.

Mbrojtja nga vaksina u bë më e dukshme gjatë pikut të tretë të pandemisë që filloi në Mars.

Numri i infeksioneve ditore tejkaloi nivelin 60 mijë në të gjithë vendin dhe qeverisë iu desh të deklarojë një izolim kombëtare deri në 17 Maj.

Universiteti “Hacettepe” me qendër në Ankara njoftoi më parëse CoronaVac ka një normë efikasiteti prej 83,5% bazuar në studimet e fazës së tretë.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

Publikuar

-

Nga

Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

Sulejman Çelaj, mjek dhe shef departament në një spital në New York thotë se tani ka ardhur koha që bota të rihapet pasi nuk mund të vazhdohet gjatë gjithë kohës me masa kufizuese.

“Besoj se ka ardhur koha që bota të rihapet besoj se nuk mund që të vazhdojmë gjithë jetën në të njëjtën kushte”, thotë ai duke shtuar se tashmë ka më pak raste pozitive nisur edhe nga fakti se shumë të prekur nuk shfaqin simptoma.

Duke folur për situatën në SHBA, mjeku shqiptar tha se situata është drejt normalizimit.

“Në New York ka përmirësim të dukshëm jeta gati është normalizuar, shkollat janë hapur dhe dalë nga dalë po i rikthehemi normalitetit”, u shpreh z. Çelaj.

LEXO EDHE:  “Nuk ja doli dot me sëmundjen e Covid”/ Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë

LEXO EDHE:  Prej 2 javësh në intubim/ Ndërron jetë kreu i Dhomës së Avokatisë Berat

Lidhur me shqetësimet për një përhapje të mundshme të variantit indian të COVID-19, mjeku shprehet se numri i lartë i vdekjeve vjen edhe për shkak të mungesës së kushteve sanitare dhe  higjienike por nga ana tjetër tha se ekziston rreziku që mutacioni të përhapet dhe në botë.

“Duhen pasur shumë gjëra parasysh, vendet e mbipopulluara siç është India dhe kushte sanitare dhe higjienike nuk janë të nivelit evropian. Varianti i Indisë nuk e di se sa do të përhapet në botë por shanset janë të mëdha pasi ka shumë banorë dhe njerëzit qarkullojnë”, përfundoi Sulejman Çelaj./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Blerta Brati/ Disa pyetje-përgjigje mbi vaksinimin

Publikuar

-

Nga

Nga Blerta Brati/ Disa pyetje-pergjigje mbi vaksinimin

Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha vaksinat e aprovuara aktualisht COVID-19 në mënyrë efektive zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes serioze, shtrimin në spital dhe vdekjen, ndërsa ndihmojnë në frenimin e transmetimit të COVID-19 në komunitet. Një reduktim prej 50% i rasteve të infeksionit mund të luajë ende një rol të rëndësishëm në zhdukjen e një epidemie.🙏

👉Kam pasur efekte të mëdha anësore në dozën e parë, a do të marr ndonjë dozë të dytë?

Disa efekte anësore janë të mundshme, të tilla si temperatura, dhimbjet e muskujve, etj. “Ata zgjasin rreth 24 orë, maksimumi 3 ditë. Nëse e keni pasur me dozën e parë, mund ta bëni edhe me injeksionin e 2-të. Por kjo nuk është shqetësuese! Këto efekte janë një përgjigje imune krejtësisht normale e trupit tonë. Ato nuk janë të këndshme, por pasojat  e virusit janë shumë më të këqija “.

👉Pse të vaksinohen nëse nuk jam në rrezik?

Disa nuk duan të vaksinohen sepse nuk janë në rrezik ose nuk ndihen të shqetësuar. “Ne të gjithë duhet të jemi aktorë të solidaritetit dhe të mos mbështetemi te të tjerët”.

👉A janë vaksinat efektive kundër varianteve?

“Deri më tani, vaksina është efektive kundër varianteve kryesore; edhe nëse ka frikë me ato më rezistente si braziliani që humbet imunitetin me disa%. Por ne mund ta përshtatim vaksinën me këto variante “.

👉Cila përqindje imunizohet me vaksinimin?

95% për format e rënda. Por një person i vaksinuar mund të jetë ngjitës dhe të marrë një formë asimptomatike ose të ketë simptoma të lehta si një ftohje etj, në 20% të rasteve. Prandaj duhet të presim për të arritur mbulim të mjaftueshëm të vaksinimit; kjo është arsyeja pse ne aktualisht po mbajmë gjeste barriere, madje edhe për njerëzit që janë vaksinuar. Në fund të fundit, pakica e njerëzve që nuk do të vaksinohen do të rrezikojnë të kontraktojnë Covid nga njerëzit që janë vaksinuar dhe që do të jenë asimptomatike .

LEXO EDHE:  “Nuk ja doli dot me sëmundjen e Covid”/ Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë

LEXO EDHE:  Italia regjistron shifra alarmante/ 562 viktima dhe mbi 28 mijë raste të reja me Covid

👉Sa kohë zgjat  imuniteti nga vaksinat?

Kohëzgjatja e imunitetit nga vaksina nuk dihet ende. “Ne nuk kemi ende te dhena të mjaftueshme, por në çdo rast mund të shohim se personat e parë të vaksinuar ende kanë imunitet të shkëlqyeshëm.”

👉Unë pata Covid pas dozës sime të parë, duhet akoma të marr dozën e dytë?

Ende duhet të vaksinoheni. Fakti që e keni pasur jep një imunitet më të shkurtër me kalimin e kohës sesa vaksina. Dhe kjo edhe nëse ekziston një prani e fortë e antitrupave në gjak në disa njerëz. Është me të vërtetë e rëndësishme të bësh të dyja dozat “. Nëse keni bërë Covid, duhet të prisni 14 ditë pas shërimit për t’u vaksinuar”.

👉A ndikon vaksinimi në pjellori/fertilitet?

“Përgjigjet janë të qarta: ARN-të dërguese janë vaksina të pastra që janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë ndërveprim me ADN-në. Kjo lloj vaksine nuk është e re, as ARN gjithashtu ”.

👉Jam shtatzënë, a rekomandohet të vaksinoheni?

“Vaksina rekomandohet shumë nga gjinekologët dhe mjekët. Idealisht një vaksinë e ARN-së (Pfizer ose Moderna). Idealja është ta bëni këtë në tremujorin e dytë “.

👉A ekziston rreziku i vaksinimit të atyre nën 18 vjeç?

“Studimet e zhvilluara janë mjaft të favorshme; Mendoj se të dhena  do të paraqiten së shpejti. Aktualisht, vaksina Pfizer është e lejuar tashmë nga mosha 16 vjeç. Studime të tjera janë duke kërkuar një vaksinë për moshat 12 vjeç e lart.

Por nuk duhet të ngatërrojmë shpejtësinë dhe nxitimin. Do të rekomandohet vetëm kur të vërtetohet përfitimi i vërtetë dhe mungesa e rreziqeve shëndetësore “.

🤔Mos harroni se: “Frika nga vaksina nuk e ndalon virusin, kështu që virusi vazhdon të trembë”.

LEXO TE PLOTE