Connect with Us

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

Kosova & Rajoni

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

Publikuar

-

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me rastin e ditës përkujtimore 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë tërheq vëmendjen për zbardhjen e mëtejshme të këtij kapitulli.

“Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Steinmeier theksoi, që plagët, që u shkaktuan para 25 vjetësh, nuk janë shëruar ploitësisht. „Për këtë përgjegjëse është edhe retorika e përsëritur, e cila vendos në epiqendër atë çfarë ndan, ndërkohë që duhet të dominonjë vlerat e përbashkëta, ndarja bashkarisht e shqetësimeve dhe problemeve, dëshira për një të ardhme për fëmijët në një Bosnje-Hercegovinë europiane”,  tha ai.

LEXO EDHE:  Mediat serbe: Vuçiç sulmohet në Srebrenicë

Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.

Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjtihëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Nëna e Karolinës e shokuar”/ Situatë dramatike në të dy familjet, çfarë deklaruan të afërmit

Publikuar

-

Nga

Nëna e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti në Greqi po e përjeton tragjedinë nga e para tashmë që u zbulua e vërteta. Mediat në vend, duke cituar njerëz të njohur pranë gruas, thonë se si në familjen e vajzës ashtu edhe në atë të Babis Anagnostopulos situata është dramatike.

Nëna e Carolinë është në gjendje shoku pasi nuk kishte dyshuar për asnjë minute tek dhëndri.

“Susanna është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”

Hariklia Theodorou tregoi për mediat se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe për këtë arsye e reja nuk donte që ta mërziste me realitetin që po përjetonte në martesën e saj.

LEXO EDHE:  ISIS, “valëvitet” në shtëpitë e boshnjakëve
LEXO EDHE:  Roli i ISIS në Bosnje

“Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar.”

Ndërsa e pyetur për Babis, ajo tregon: “Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule.”

Edhe familja e pilotit 32-vjeçar është në gjendje të rënduar.-shkruan abc news.

“Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besojë, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë.”

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Tentuan kalimin në BE/ Plagosen 18 migrantë

LEXO EDHE:  Ministeriali i Mirëqeverisjes/ Mesi "justifikon" politizimin e administratës

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE