LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

11 Korrik 2020, 16:16, Politikë CNA
Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

?Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë?, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t?u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

Lajmet e fundit nga