Connect with Us

Ilir Daja te Partizani? Trajneri i Skënderbeut flet pas ndeshjes me Vllazninë: Ja si qëndron e vërteta

Sport

Ilir Daja te Partizani? Trajneri i Skënderbeut flet pas ndeshjes me Vllazninë: Ja si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas triumfit ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës korçare, veç të tjerash foli edhe për të ardhmen duke u shprehur:

ZËVENDËSIMI I SULMUESVE – Kemi bërë një ndeshje me 2 tabllo. Në pjesën e parë kemi qenë goxha mirë dhe mund t’i jepnim qetësi ekipit. Kemi bërë një pjesë të dytë, ku mund ta kishim humbur ndeshjes, si me Tiranën, për meritë të kundërshtarëve. I ndërrova, sepse lojtarët nuk po shfaqeshin më në fushën e lojës. Me ndihmën e fatit, morëm fitoren. Kjo nuk do të thotë që ndërrimet na çuan te fitorja. Nuk kemi freskinë e duhur, por të paktën nuk duhet të prishim ekuilibrat në fushë. Të shfrytëzojmë potencialin që kemi.

Ky është kampionati. Deri para 3 javësh kemi qenë në vend të 3-të. Mbas humbjeve rresht, kemi rriskuar shumë. Kemi qetësinë e duhur dhe kohë për të përgatitur ndeshjet. Do të tentojmë që me këtë potencial që kemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Oshilacionet janë prezente. Nuk e parashikojmë dot gjendjen  e ekipit mbas 3 muaj. Duke qenë pragmatistë të shpresojmë për më sipër.

EKIPI PAS 3 MUAJSH – Duke shpresuar në një vendim pozitiv për Skënderbeun, të marrim vendimin e duhur për të ardhmen. Si unë dhe të gjithë sportistët, të respektojmë këtë emblemë që i ka dhënë tonin kampionatit. Është e paparashikueshme çfarë do të ndodhë në muaj e ardhshme.

ARBITRI – Përshëndes që e vetmja gazetë sportive (PANORAMA SPORT), kishte disa dyshime për disa 11-metërsha ndaj Teutës. Por, ju nuk dëgjuat që arbitri i dha ndihmë kundërshtarët. Kam shprehur pakënaqësitë për personalitetin e arbitrit. Sot kishim një arbitrët me personalitet, edhe pse kolegu mund të ketë të drejtë me pretendimet.

AKORD ME PARTIZANIN? Me gjithë konfidencat që kemi, unë jam trajner i Skënderbeut, nuk kam asnjë lloj komenti. Do presim me qetësi vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës për të parë çfarë do ndodhi me Dajën dhe lojtarin. Në respekt të qytetit dhe Skënderbeut, jam pjesë, të paktën deri në fund të kampionati do të përfaqësoj Skënderbeun.

Mund të jetë një vazhdim me Skënderbeun, por duhet të shkojë paralel me politikat e klubit. Dua që të ketë një kontingjent, ku çdo trajner të ndihet i plotësuar, për të drejtuar një ekip që ka pikësynime për të qenë edhe fitues me gjithë problematikat që kemi. Nuk e heq mundësinë që edhe me përgjigje negative, nëse ka një projekt që mund ta gjej veten brenda, mund të vazhdoj, sepse ndihem i respektuar nga qyteti dhe nga presidenti Takaj. Respekt reciprok”, u shpreh Daja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Formacionet zyrtare/ Dibala në stol, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Juventusi do të përballet me Lionin ditën sotme në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, për fazën e 1/8-ve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët do të kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në ndeshjen e kthimit dhe pse jo të shënojnë edhe një gol, për t’ia bërë më të vështirë italianëve.

Nga ana tjetër, Juventusi që sapo është shpallur kampion, do të kërkojë përmbysjen, për të shpresuar te fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, i cili mungon prej kohësh, ndonëse i kanë shkuar disa herë shumë afër. Sfida në Torino premton spektakël, me të dyja skuadrat që duan të presin biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.



Formacionet zyrtare:


Për

LEXO TE PLOTE

La Liga

Formacionet zyrtare/ Guardiola dhe Zidan surprizojnë me titullarët, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti pret në shtëpi Real Madridin ditën e sotme, në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi me fitoren e ekipit të Guardiolës me rezultatin 2-1, që i bën anglezët të jenë favoritë për të kaluar në fazën tjetër.

Megjithatë te Reali nuk dorëzohen dhe do të bëjnë të pamundurën për t’u kualifikuar, ndonëse do të kenë një mungesë të madhe në mbrojtje si ajo e Serxho Ramosit. Pritet një ndeshje spektakolare në “Etihad”, kjo për faktin se të dyja skuadrat bëjnë lojë të hapur.



Guardiola kërkon me çdo kusht kualifikimin, pasi nuk do të kishte një mundësi më të mirë për të fituar Ligën e Kampioneve me një skuadër tjetër përveç Barcelonës.

Formacionet zyrtare:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Do të mungojë ndaj Interit, shpërthen futbollisti kilian: Më iku truri kur e mora vesh…

Publikuar

-

Nga

Bayer Leverkusen nuk hasi probleme për të eliminuar Rangers. “Aspirinat” kishin fituar 3-1 në Skoci, ia dolën edhe mbrëmjen e kaluar në shtëpi me rezultatin 1-0 dhe të hënën në mbrëmje do të ndeshen me Interin në çerekfinalet e Europa League.

Charles Aranguiz dhuroi asistin e golit të fitores, por kartoni i verdhë që mori në minutën e 14-të i kushtoi sfidën ndaj ekipit italian. Mesfushorit nga Kili i ka ikur truri, ai nuk kishte dijeni që një e verdhë do i sillte pezullimin, pasi askush nga klubi gjerman nuk e kishte paralajmëruar.



Në një prononcim për Las Ultimas Noticias, 31-vjeçari nuk përmbahet, duke mos e fshehur acarimin dhe zhgënjimin e madh. “Nuk e kisha idenë që rrezikoja pezullimin për ndeshjen e radhës, askush nga klubi nuk më informoi për diçka të tillë. Vetëm kur u mbyll ndeshja me Rangers më treguan… Jam shumë i zemëruar, pasi nuk mund të zbres në fushë të hënën kundër Interit.

Do të tregohesha më i kujdesshëm nëse do të më paralajmëronin që rrezikoj me karton të verdhë. Nuk do e kryerja atë dreq faulli. Sanchez? Nuk e kisha mendjen te dueli kundër tij, rëndësi kishte të zbrisja në fushë të hënën“, deklaron Aranguiz.

LEXO TE PLOTE