Connect with Us

Greqia mbyll kufirin në doganën e Kapshticës/ Kthen mbrapsht dhjetra automjete

Aktualitet

Greqia mbyll kufirin në doganën e Kapshticës/ Kthen mbrapsht dhjetra automjete

Publikuar

-

Greqia mbyll kufirin në doganën e Kapshticës/ Kthen mbrapsht dhjetra automjete

Në Pikën Kufitare të Kapshticës pala greke nuk lejon asnjë automjet me targa shqiptare që të kalojë kufirin. Ai që duhet të ishte një vendim i përbashkët mes dy doganave dhe i njoftuar të paktën 24 orë para, është marrë nga pala greke në mënyrë të paprecedent, duke krijuar fluks dhe radhë në kufi.

LEXO EDHE:  Greqia në alarm/ Ka frikë nga Shqipëria e Turqia

Mësohet se policia e vendit fqinj ka kthyer mbrapsht dhjetra automjete, ndërsa një vendim i tillë do të qëndrojë në fuqi të paktën deri të hënën e ardhshme.

Ndërkohë automjetet e kthyera janë kryesisht në pronësi të shtetasve që kanë dokumentacion grek dhe që janë rezident në Greqi. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Publikuar

-

Nga

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza për qeverinë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Boçi deklaron se qeveria nuk ka asnjë strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi sipas tij Ministria është me pushime.

Demokrati thotë në një postim në rrjetet sociale se dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, ndërsa pretendon se shkollat nuk ofrojnë realizim të protokolleve shëndetësore.

“Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bankat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata. Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.



Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron. Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme. Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore. Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  U arrestua për shpërdorim detyre/ Zbulohet lidhja e doganierit me deputetin socialist

LEXO EDHE:  Me goditje të shumta në fytyrë e trup/ Gjendet e pajetë 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

Ish-deputeti kërkon që të ngrihet sa më shpejt grupi i punës me specialistë të pedagogjisë dhe ekspertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase.

“Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës. Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë. E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim. Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria. Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!! Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!”, shkruan më tej Boçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

Publikuar

-

Nga

Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar SPAK të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policise së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit në Shqipëri/ Mediu bën paralajmërimin e fortë



Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve, raporton A2.

LEXO EDHE:  Goditet organizate shqiptare e kokainës dhe kanabisit në Greqi/ Arrestohen 6 persona

Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

LEXO TE PLOTE

Bota

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Publikuar

-

Nga

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili ka numrin më të madh në botë të vdekjeve nga COVID-19 dhe të rasteve të konfirmuara të të infektuarve – duke e shndërruar këtë vend të Amerikës së Jugut në një vatër të nxehtë të koronavirusit. Pavarësisht kësaj situate të zymtë, qytetet më të mëdha të Brazilit – São Paulo dhe Rio de Janeiro – kanë vendosur të rihapin bizneset, megjithëse epidemiologët paralajmërojnë se numri i vdekjeve në rritje nga pandemia mund të rritet në mënyrë eksponenciale.

Roberto Molina, një inxhinier, ka qenë në karantinë që nga muaji mars, kur kompania e tij ndërpreu aktivitetet në zyrë për shkak të koronavirusit.

Që atëherë, ai nuk është larguar nga shtëpia nga frika e virusit.

Takimet e punës ndodhin vetëm përmes kompjuterit. Aplikacionet për ushqimet zëvendësuan vajtjen në supermarket.

Edhe kontaktet me familjen dhe miqtë bëhen vetëm në mediat sociale.

“Kam frikë për familjen time. Shqetësimi im është se mos shndërrohem në bartës dhe të përfundoj duke ua transmetuar të tjerëve”, thotë zoti Molina.

Por qytetet më të mëdha të Brazilit, São Paulo dhe Rio de Janeiro, kanë rihapur aktivitetet tregtare, parqet dhe palestrat – edhe pse vendi ka regjistruar mesatarisht më shumë se një mijë vdekje në ditë, për 50 ditë me radhë.

Fundjava e kaluar ishte hera e parë që zoti Molina doli jashtë dhe zgjodhi të shkonte në një restorant.

“Është sikur të bëj diçka për herë të parë në jetën time. Diçka krejt e re që nuk ekzistonte më parë. U ndjeva plotësisht i sigurt”, thotë ai.

Por më pak se dy kilometra larg, një tjetër realitet.

Në një treg të njohur tezgash ka mbipopullim.



Për të blerë ushqim më të lirë, njerëzit e vënë veten në rrezik. Shumica e shitësve nuk mbajnë maska.

Në vetëm 20 minuta, Celita da Costa pati kontakt me tre shitës që nuk mbanin maska.

LEXO EDHE:  Me goditje të shumta në fytyrë e trup/ Gjendet e pajetë 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

LEXO EDHE:  Gjendet i gjallë çifti zvicerian që humbi dje/ Gruaja në gjendje shoku

“Shumë njerëz nuk kujdesen për veten e tyre, nuk mbajnë maskë. Kjo është një mungesë edukimi dhe dashurie për të tjerët. Sepse nëse nuk kujdesem për veten time, unë do të përhap sëmundjen dhe kështu pandemia nuk do të përfundojë kurrë”, thotë zonja da Costa.

Kryeqytetet rajonalë si Porto Alegre dhe Curitiba u konsideruan shembuj të kontrollit të koronavirusit në fillimet e pandemisë.

Numri i ulët i vdekjeve dhe i rasteve të reja solli një rihapje në qershor. Por, mund të ketë qenë tepër herët. Tani spitalet në të dy qytetet kanë arritur kufijtë maksimalë të kapacitetit të tyre.

Frika tani është se kjo do të ndodhë edhe në São Paulo dhe Rio.

“Kjo rihapje mund të ketë ndodhur në një fazë rritjeje të vazhdueshme të rasteve me COVID-19, kryesisht në jug të Brazilit. Disa shtete rihapën aktivitetet ekonomike dhe tani i gjithë procesi duhet të kthehet pas në disa hapa, sepse mbetemi në një fazë të përshpejtuar të koronavirusit. Megjithëse jemi në rihapje, gjithmonë duhet të shikojmë të dhënat javore dhe të ndërtojmë një rikuperim më të ngadaltë, duke kuptuar domosdoshmërinë e një rindërtimi ekonomik”, thotë dr. Alvaro Costa, specialist i sëmundjeve infektive, në Spitalin “Emilio Ribas”.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, edhe pasi u diagnostikua me COVID-19, vazhdon të thotë se sëmundja është vetëm një grip i vogël për të cilin nuk mund të bëhet asgjë.

“Mbaj zi. Çfarë doni që të bëj? Emri im është Mesia, por nuk mund të bëj mrekullira”, tha Presidenti Bolsonaro.

Ndërkohë, një koalicion i punonjësve brazilianë të shëndetësisë ka paraqitur një padi kundër zotit Bolsonaro në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke e akuzuar atë për genocid dhe krime kundër njerëzimit për përgjigjen e tij ndaj pandemisë./ VOA

LEXO TE PLOTE