Connect with Us

Garë në PD, apo Demokraci e Drurit?!

Politikë

Garë në PD, apo Demokraci e Drurit?!

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha e proklamoi lëvizjen e re për propozimin e kandidatëve për deputet nga baza si një lëvizje e fortë demokratiziuese, e cila do çlironte energji të reja në radhët e demokratëve.

Në Devoll dje u vu re se si po shpërthejnë energjitë brenda strukturave të PD.

Duket se energjia e çliruar qenka druri.

Sipas burimeve nga vendgjarja goditja është bërë për shkak të detyrës. Kryetari i PD i goditur nga përkrahesi i ish kryetarit të bashkisë nuk ka shprehur ambicie për të kandiduar dhe nuk është dorëhequr nga funksioni, por kjo nuk e ka shpëtuar atë nga sulmi. Sipas të dhënave paraprake del se qëllimi i sulmit ka qënë që të jepet mesazhi publik nga ish-Kryetari i Bashkisë se Devolli “është zënë” dhe konkurentët duhet të tremben.

Me shumë gjasa në fakt mesazhi duhet të jetë targetuar për të mbërritur tek vetë Basha, me qëllim që ai të mos lëvizë dot.

Mesazhi për Bashën është: mos e lëviz shumë bishtin se ndryshe kjo përgjigje do ta presë. Ndryshe nuk shpjegohet dot pse sulmi është zgjedhur që të bëhet në prezencë të të deleguarve të Bashës nga Tirana, Florion Mima dhe Endri Hasa. Kryetari i degës nuk shkoi dje në Devoll. Ate agresorët e kishin aty gjithë kohës. Por zgjodhën ditën e sulmit dhe preferuar që të deleguarit e Bashës të ishin prezent.

Sipas të dhënave rezulton se të deleguarit janë shtangur përpara sulmit dhe nuk kanë reaguar në asnjë lloj forme, nuk kanë marrë në mbrojtje kryetarin e tyre të partisë dhe as e kanë dënuar sulmin publikisht. Nuk dihet ende qëndrimi që do mbajë Basha me këtë rast, apo do rrijë dhe ai si dru siç ndenjen të deleguarit e tij?

LEXO EDHE:  Republika e Re e Bashës "shiti" banorët e Unazës/ Ja çfarë premtonte Balliu një vit më parë

Gjithësesi mund të thuhet se udhëzimi i famshëm i Bashës për “demokratizimin” e partisë e solli shembullin e parë.

Dje në Devoll u inaugurua modeli i “demokracisë së drurit”.

Modeli fatkeqësisht u themelua në Devoll. Tamam aty ku askujt nuk ja priste mendja. Përfytyroni pak tani se cili do jetë implementimi i këtij modeli në gjithë Shqipërinë!

Basha nuk reagoi!

Çfarë po pret?

Që demokracia e drurit të mos përhapet edhe në degë të tjera, Basha është i detyruar të reagojë. Ndryshe proçesi rrezikon të deshtojë me turp dhe të justifikojë paralajmërimet e kritikëve, të cilet e kanë konsideruar proçedurën si proçedurë që nxit konfliktet, armiqësimin, përçan partinë dhe e dobëson atë përpara garës së madhe me kundërshtarin.

Demokracia e drurit pretendon që kandidatët të dalin nga ata që rrahin.

Përfytyroini pak tani rrahësit, duke plotësuar formularin e kandidimit që u ka miratuar Basha!/ CNA.al

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

Zbardhet udhëzimi i ri i PD për kandidatët për deputetë/ “Zhvishuni” nga detyra si kryetarë dege që të hyni në lista

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nusja dhe vjehrri përplasen me fugonin/ E reja niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Nusja dhe vjehrri përplasen me fugonin/ E reja niset me helikopter drejt Tiranës

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Benz” është përplasur me një fugon dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shoferja 27 vjeçare e cila drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës.



Shtetësja Elvira Përkoxha po udhëtonte së bashku më vjehrrin e saj, Ferit Përkoxha, i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha në dy kohë/ Nga 21 janari në 16 shkurt

LEXO EDHE:  A do ta bllokojë Reformën në Drejtësi çifti Rama-Basha?!/Paralajmërimi i fortë i ish-aleatit të PS

Ndërkohë i plagosuri tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Akoma nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e Ramës në Turqi/ Zbulohet ministrja që mori me vete

Publikuar

-

Nga

Vizita e Ramës në Turqi/ Zbulohet ministrja që e shoqëron

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, nga vizita në Turqi, ndërsa ka zbuluar se është shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku.

Rama ka zhvilluar një takim Presidentin e Azerbajxhanit ndërsa tha se  vendosën disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.



“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit”, shkruan Rama dhe poston foton me Ballukun e Aljev.

LEXO EDHE:  Lobimi rus për PD në SHBA/ Zbardhen detaje të reja për financimet e dyshimta

LEXO EDHE:  Reagimi i fortë i Berishes pas paktit PS-PD/Falsiteti i urdhrit të Ramës për …!

Gjithashtu, kryeministri jep një lajm të rëndësishëm dhe për naftëtarët e Ballshit, të cilët prej muajsh janë në protestë për pagat e prapambetura. “Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I çojnë fëmijët në shkolla private/ Klodian Tomorri “vë me shpatulla pas muri” deputetët

Publikuar

-

Nga

I çojnë fëmijët në shkolla private/ Klodian Tomorri “vë me shpatulla pas muri” deputetët

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër lidhur me faktin se deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private dhe jo në ato publike.

Tomorri kërkon që të vihet një nen në Kushtetutë që të mos i lejojë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave t’i shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla private apo t’i kurojnë familjarët në spitale private dhe jashtë vendit.

Gazetari thekson se kaq mjafton që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë.

LEXO EDHE:  Lobimi rus për PD në SHBA/ Zbardhen detaje të reja për financimet e dyshimta

LEXO EDHE:  Republika e Re e Bashës "shiti" banorët e Unazës/ Ja çfarë premtonte Balliu një vit më parë

“A mund të vëmë dot në Kushtetutë një nen me vetëm 2 pika?



a-Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe deputetët e Kuvendit janë të detyruar që familjarët e tyre t’i shkollojnë në shkollat publike.

b-Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe deputetët e Kuvendit janë të detyruar që familjarët e tyre t’i kurojnë në spitalet publike, përveçse në rastet kur shërbimi nuk ofrohet brenda vendit.

Me kaq Shqipëria bëhet një vend shumë më i mirë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE