LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-U fotografua rrugëve të qytetit/ Reagon këngëtarja e prekur nga Covid-19

11 Korrik 2020, 13:05, Aktualitet CNA
Foto-U fotografua rrugëve të qytetit/ Reagon këngëtarja e

Këngëtarja e njohur, e cila njëkohësisht është edhe deputete e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas fotografive, që u publikuan në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ka thyer karantinën.

Ndërkohë së fundi ka ardhur një reagim nga vetë këngëtarja, e cila sqaron situatën.

Në një postim në rrjetet sociale, Eliza Hoxha ka theksuar se po priste të vëllain me makinë për ta shoqëruar në spital.

Më tej, këngëtarja shton se në qoftë se do të dilte për kafe, nuk do ta kishte bërë publike.

?Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica?, shkruan Hoxha.

Kujtojmë që Eliza rezultoi pozitive me Covid-19 para tre ditësh, pasi kishtevërejtur aritmi.

Lajmet e fundit nga