LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Basha iu çon shkodranëve, të dënuarin për mashtrues

11 Korrik 2020, 10:39, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha përveç dëshirës dhe pasionit të tij të madh për shkatërrimin e elitës së Partisë Demokratike, duket se ka edhe një ?dashuri? të veçantë për mashtruesit.

I tillë është edhe rasti i Fitim Zekthit, ish-kandidati i tij për deputet, dënuar në nentor të vitit 2003 për mashtrim.

Një fakt të tillë, Fitim Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht. Kur dorëzoi formularin e kishte publikuar dënimin por u justifikua duke thënë që nuk është ekzekutuar vendimi.

Gjykata që ka dënuar përfundimisht Fitim Zekthin, është ajo e Apelit të Elbasanit, me vendimin gjyqësor të formës së prerë me nr. 246 viti 2003.

Në fakt vendimi i Gjykatës është i qartë dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë, se Fitim Zekthi është një person i dënuar për mashtrim. Dënimi mbetet dënim, sido që ta quajë Luli Basha, i Republikës së re, apo servilët e tij.

Megjithatë ky fakt nuk e pengoi Lulzim Bashën ta vendosë në vendin e gjashtë, si kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017-ës.Takimet me strukturat/ Basha shpall zgjedhjet e parakohshme në tetor

Kandidati për deputet i listës Basha për ?Republikën e re? në ato zgjedhje rezultoi humbës e megjithatë i inspiruar nga  Luli nuk e ndali vrapin drejt majës së PD-së, duke ja dalë të lerë pas jo pak emra të njohur e të devotshëm, që kanë qenë kontributiv në këtë parti.

Por, ?Fitimtari? i dënuar për mashtrim, është rikthyer sërish në skenë, dhe kësaj radhe si i deleguari i Lulzim Bashës për proçesin e zgjedhjeve brenda PD-së, në Shkodër.

Pra, nga Elbasani, Basha e ka dërguar në Shkodër.

Luli Basha mesa duket nuk e ka problem të humbë një nga bastionet e dëmokratëve siç është Shkodra, duke iu çuar si përfaqësues një të dënuar për mashtrim, dhe duke i vënë damkën si proces i mashtruesve.

?Fitimtari? i Luli Bashës është dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale të mashtrimit, sepse ai kishte shitur një shtetasi një pasaportë të falsifikuar, por nuk e ka bërë dënimin se ka përfituar nga amnistia.

Faktet flasin vetë, Luli basha tregon se ka një dashuri të vecantë për mashtruesat, përderisa në Shkodër çon një të dënuar për mashtrim, mjafton që ai të jetë servili i Lulit, të bërtasë rroftë Luli, rroftë kunati.

Me këtë standart, rrezik së shpejti ?mashtrimi? mund të futet në standartin e Republikës së re.

Në fakt rasti i Fitim Zekthit nuk i vetmi në Republikën e re.

Edhe Selami Jenisheri, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë ishte renditur i 46-ti në listën e Luli Bashës në Tiranë dhe që sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rezulton të jetë i dënuar me 8 muaj burgim për mashtrim nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2001.

Të dy këta persona, si Fitim Zekthi ashtu edhe Selami Jenisheri, janë mashtrues me çertifikatë, sepse për ta ka një vendim gjykate, të tjerët janë amatorë./ CNA.al

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Basha kandidoi dy mashtrues në listat e deputetëve

Fshehu dënimin/ Deputeti i Bashës rrezikon mandatin

Një i dënuar për mashtrim në Kryesinë e PD

Lajmet e fundit nga