Connect with Us

VIDEO/ Luftëtari pa identitet, shënon 2 autogola dhe i dhuron fitoren Laçit

Sport

VIDEO/ Luftëtari pa identitet, shënon 2 autogola dhe i dhuron fitoren Laçit

Publikuar

-

Laçi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Luftëtarin në një sfidë të dominuar për kurbinasit, të cilët ishin të pafuqishëm përballë skuadrës së Cungut. Vlen të theksohet fakti që 2 prej golave të Laçit, u shënuan nga lojtarët e Luftëtarit në portën e vet. Me këtë fitore kurbinasit janë ngjitur në vendin e tretë për momentin.

FT| LAÇI-LUFTËTARI 3-1
Kuka 2′ (ag),  Xhixha 40′, Lala 51′ (ag) / Mehmetllari 85′ (p) 

GOLI I DYTE on Vidnews.

goli i pare on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stajila, Turkaj, Marku, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

LUFTËTARI: Basha, Dragoshi, Isufi, Lala, Kuka, Qato, Hyseni, Duka, Lika, Brahimlika, Oshafi, Mehmetllari. Trajner : Neritan Novi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zbulohet shuma që do të paguaj Ronaldinjo për t’i shpëtuar përfundimisht burgut

Publikuar

-

Nga

Ronaldinjo mund të lirohet mjaft shpejtë dhe të kthehet në Brazil. Ish-futbollisti i njohur u arrestua në Paraguaji pasi u përpoq të hynte në këtë vend me një pasaportë të falsifikuar së bashku me të vëllanë e tij.

Ronaldinjo qëndroi 5 muaj në burg në Paraguai si dhe në arrest shtëpie. Por tashmë duket se makthit i ka ardhur fundi dhe se braziliani është drejt lirimit.



Ronaldinjo do të paguajë 70 mijë euro për lirimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shkarkimi i Sarrit, nuk do ta besoni kujt ia ka besuar “timonin” Juventusi

Publikuar

-

Nga

Mauricio Sarri u shkarkua në ditën e sotme nga stoli i Juventusit pas zhgënjimit në “Champions League” ku bardhezinjtë janë eliminuar nga ana e Lionit. Kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Italisë? Kjo është pyetja që shtrohet dhe zhvillimet e fundit nga shteti fqinj të dërgojnë vetëm në një emër.

Andea Pirlo! Sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht ky tekniku i ri i bardhezinjëve. Vetëm pak kohë më parë do të merrte drejtimin e Juventusit U-23, por ende pa e nisur punën. Ekip italian kërkon të njëjtën histori suksesi si Barcelona me Guardiolën dhe Reali me Zidan, që fillimisht i dhanë ekipin e të rinjëve këtyre trajnerëve, për të vazhduar sukseset me ekipin e parë.



Një ndryshim vjen në Itali pasi Pirlo do të ketë ngjashmëri në këtë rrugëtim vetëm në letra, pasi nuk punuar te U-23 dhe do t’i besohet menjëherë ekipi A. Të paktën është ky versioni i raportuar nga “Sky”, duke hedhur poshtë kandidaturat si Poketino dhe Inzagi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vjen firma më e rëndësishme për bardheblutë, rinovon Batha

Publikuar

-

Nga

Tifozët e Tiranës mund të rrinë të qetë, pasi ai që shumë prej tyre e kanë cilëusar si lojtari Ii sezonit për bardhebutë, ka vendosur që të veshë edhe për të paktën një vit fanellën e kësaj skuadre. Klubi bëri të ditur se ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin me Idriz Bathën.

Mesfushori ishte një nga pikat kyçe të Tiranës, i pazëvendësueshëm në vitin e kthimit të titullit kampion dhe një nga pikat e referimit edhe për tifozerinë që harroi shumë shpejt të kaluarën e tij “të kuqe” duke parë se ai bëri të harrohet edhe një emër si Karabeci. Batha ishte në pritje të ofertave jashtë Shqipërisë por duket ato nuk janë konkretizuar dhe ai preferoi të vishte fanellën e Tiranës edhe për një tjetër edicion.



NJOFTIMI

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari do të bashkohet sot me pjesën tjetër të ekipit në Pogradec, për të filluar fazën përgatitore.

LEXO TE PLOTE