Kombëtare
Dedikimi emocionues, shikoni çfarë shkruan Duka pas emërimit të De Biazit si trajner i Azerbajxhanit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili ka firmosur një kontratë të re në Azerbajxhan. Italiani do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses azere.
Duka i ka uruar suksese në këtë aventurë të re, teksa e ka siguruar se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e futbollit shqiptar.
STATUSI I DUKËS:
“U gëzova shumë kur mësova lajmin se Xhani De Biazi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares shqiptare në kompeticionet ndërkombëtare.
Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare. Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”, tha Presidenti Duka.
Lajme të Rekomanduara:

E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares transferohet te Shkëndija e Tetovës
Shkëndija e Tetovës, i ka surprizuar të gjithë me goditjen e fundit në merkato, teksa ka prezantuar mesfushorin e Kombëtres Shqiptare, Kamer Qaka, i cili...

VIDEO/ Shpërthejnë shqiptarët! Gjimshiti dhe Muriqi tundin rrjetën
Luhet në këto momente ndeshja mes Atalantës dhe Lacios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka gjetur golin...