Connect with Us

Covid jashtë kontrollit/ Edvin Prifti: Nevojitet ndërgjegjësim i popullatës. Jemi shumë larg modelit italian

Shëndeti

Covid jashtë kontrollit/ Edvin Prifti: Nevojitet ndërgjegjësim i popullatës. Jemi shumë larg modelit italian

Publikuar

-

Covid jashtë kontrollit/ Edvin Prifti: Nevojitet ndërgjegjësim i popullatës. Jemi shumë larg modelit italian

Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo javë”, ku ka folur mbi situatën e epidemisë nga koronavirusi në vend.

Ai  tha se vendi është larg modelit italian, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, për të cilën u shpreh se është shumë i nevojshëm në këtë betejë.

“Janë shifra më të larta se gjatë karantinës. Por ky ishte edhe qëllimi real i karantinës, pra karantina nuk ishte për të izoluar virusin. Ajo shërbente për të ngadalësuar kontaminimin e popullatës në mënyrë që ti jepte mundësi strukturave shëndetësore që të ngrinin kapacitetet e tyre në mënyrë që lufta ndja kësaj pandemie të bëhej me armët e duhura. Duke patur parasysh infrastrukturën, dijet, njerëzi e duhur, profesionistët. I përket një absurditeti shkencor për ata që e kanë menduar që pas karantinës ne nuk do kishim raste.

Jemi shumë larg modelit italian. Nëse do përkthehej modeli Italian për numër popullate në vendin tonë ne duhet të kishim 40-45 humbje jete në ditë gjë që nuk ndodh dhe me qindra të infektuar cdo ditë, por kjo nuk do të thotë që të mos na shfaqet një model i tillë pas një muaji apo pas dy muajsh. Duhet të jemi shumë korrekt në këtë gjë. Shifrat janë të tilla që janë për t’u shqetësuar që edhe lufta të bëhet më adeguate por kjo luftë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi ndërgjegjësimin e popullatës. Nëse ajo periudhë e karantinës duhet të shërbente për ndërgjegjësimin e popullatës dhe reale ishte që duke parë seç ndodhte në Itali e vende të tjera, u frikësua në kuptimin e mirë dhe I qëndronte rregullave, tani shikojmë një situatë komplet të kundërt me këtë. Shikon njerëzit pa asnjë lloj mbrojtje, nëpër restorante e bare, Arrijmë në absurditete sa komshi të mi më thonë ‘ doktor kjo është një gënjeshtër, pra njerëzit kanë arritur tani ta perceptojnë sikur kjo sëmundje është një trillim, gjë që nuk është absolutisht vërtetë. Virusi modifikohet nga njeriu, kjo është një rutinë klinike që ndodh në të gjitha specialitetet. Viruset janë një Komponent mes asgjësë dhe të gjallës. Pra, aty ku fillon qeliza, aty ka mbaruar jetën e vet virusi”, u shpreh Prifti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksina ruse “jashtë serie”/ Dokumenti: Nuk është testuar siguria

Publikuar

-

Nga

Vaksina ruse "jashtë serie"/ Dokumenti: Nuk është testuar siguria

Dje, presidenti Vladimit Putin njoftoi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska, madje ai tha për siguri, se vaksina u injektua edhe në trupin e vajzës së tij.

Por sot, agjensia e lajmeve Fontanka ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij. “Droga” shumë e trumbetuar ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse. Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

LEXO EDHE:  SHBA eksporton virusin Corona

LEXO EDHE:  Vetëm dy masa në fuqi/ Suedia korr fitoren ndaj Covid-19

Ndërkohë edhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.

Kjo, pasi Rusia tha se do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në vjeshtë.

“Ndonjëherë studiuesit individualë pretendojnë se kanë gjetur diçka, që natyrisht është një lajm i jashtëzakonshëm,” u tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier gazetarëve. “Por ekziston një ndryshim i madh midis gjetjes ose indikacioneve se një vaksinë po funksionon dhe një vaksinë që ka kaluar të gjitha fazat,” shtoi ai.



Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike.

Shqetësime për efektivitetin e vaksinës ruse kanë shprehur edhe ekspertë të shëndetit në SHBA. /CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina ruse anti Covid gati/ Ish deputetja e PD: Duhet të jemi shume të interesuar ta blejmë

Publikuar

-

Nga

Beteja me Covid-19/ Kina dhe SHBA në garë për vaksinën

Ditën e djeshme presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia ka gati vaksinën kundër Covid. Vaksina ruse anti-Covid, duket se ka ngjallur interes edhe në Shqipëri.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, e çamizuar vitet e fundit, Mesila Doda, ka deklaruar se Shqipëria duhet të marrë urgjent vaksinën ruse dhe të lërë emocionet.

“Pertej gjithe simpative apo ndasive politike nese vaksina ruse funksionon duhet te jemi shume te interesuar te blejme dozat qe nevojiten….shendeti nuk njeh ndasi shteterore apo preferenca politike mendoj une…”, shkruan Doda.



Në lidhje me vaksinën anticovid, ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë një postim ku shkruan: “Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021”.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ 4 viktima dhe 126 të infektuar me Covid në 24 orë

LEXO EDHE:  Vetëm dy masa në fuqi/ Suedia korr fitoren ndaj Covid-19

Megjithatë shkencëtarë perëndimorë janë shprehur skeptikë për vaksinën ruse. Mjeku, Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ky njoftim është veprim i pamatur dhe qesharak.

Ndryshe nga Rusia , më shumë se gjysma e kompanive farmaceutike në botë janë në proces të të testimit të vaksinave në njerëz, secila me nga dhjetëra mijëra vullnetarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi/ Cigaret elektronike rrisin rrezikun e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Mushkritë e dëmtuara



Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.
Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – tha ajo.

LEXO EDHE:  Kulmi i pandemisë ka kaluar në shkurt/ Mjeku Gëzim Xhepa i jep fund aludimeve

LEXO EDHE:  “Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

Me ekzaminimin e saj pediatra Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”/DW

LEXO TE PLOTE